Boçi: Basha dhe Alibeaj u vetëpërjashtuan! Në PD të gjithë respektohen për kontributin

Nënkryetari i PD, Luçiano Boçi tha se Basha dhe Alibeaj janë vetëpërjashtuar nga partia. I ftuar në ‘Open’, ai u shpreh se thirrjet Berishës për bashkim janë normale, por sipas tij ata e kanë ndëtuar vetë fatin politik.

“Nuk lëshoi Rama te vendimi për vulën, u detyrua Rama. Ishte një e drejtë që nuk mund të zhbëhej dot më. U shfaqën gjyqtarë me integritet. Basha dhe Alibeaj e kanë ndërtuar vetë fatin e vet politik. Thirrja e Berishës është normale. Basha dhe Alibeaj u vetëpërjashtuan. Në PD të gjithë respektohen për kontributin që kanë dhënë. Jemi shumë të fortë. Bashkimi i PD do të ndodhë”, tha Boçi.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Po shkojmë drejt ngujimit në bulevard! E gjithë Europa dhe bota po pret protestën tonë

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit Parlamentar u …