“Mandati i Xhaçkës”/ Bardhi: Mazhoranca e ka injoruar Kushtetuesen

Në Gjykatën Kushtetuese po mbahet seanca për mandatin e deputetes së Partisë Socialiste, Olta Xhaçka.

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi është shprehur se, secili ka të drejtë të komentojë vendimin e kësaj gjykate, por nuk mund të vejë në pikëpyetje për ta zbatuar atë. Ai shton se mazhoranca me qëndrimin e saj i ka të drejtën vetes të komentojë dhe ka injoruar vendimin.

“Secili prej nesh mund të ketë komente, por nuk mund të vejë në pikëpyetje për të zbatuar vendimin e Kushtetueses Në këtë rast është lënë pa zbatim një vendim i GJK, por me qëndrimin që ka mbajtur mazhoranca i ka dhënë të drejtën vetes të komentojë dhe ka injoruar vendimin e Kushtetueses”, tha Bardhi.

Kujtojmë që Parlamenti votoi me 11 prill kundër dërgimit të mandatit të deputetes socialiste Olta Xhaçka për shqyrtim në Gjykatë Kushtetuese, siç kjo e fundit ka urdhëruar në vendimin e janarit 2023.

Pas këtij vendimi, PD vendosi që të ridepozitojë në Gjykatën Kushtetuese, kërkesën për mandatin e Xhaçkës.

About Redaksia

Check Also

Boçi: Raporti për reformën territoriale i paligjshëm, mazhoranca po shkel rregulloren…

Deputeti i PD, Luçiano Boçi, akuzoi mazhorancën për shkelje të rregullores së Kuvendit në lidhje …