Apeli lë në fuqi dënimin me 2 vite burg për Fredi Belerin

Gjykata e Apelit të Posaçëm vendosi të dënojë Fredi Belerin me dy vite burg, duke lënë kështu në fuqi vendimin e GJKKO.

Vendimi u dha nga gjyqtarët Daniela Shirka, Ilirjana Olldashi dhe Dhimiter Lara.

Beleri kërkoi pafajësi ose në rast të kundërt aplikimin e nenit 59 të kodit penal, që parashikon pezullimin e dënimit në burg dhe vuajtjen e pjesës së mbetur të dënimit me shërbim prove. SPAK kërkoni lënien në fuqi të vendimit të shkallës së parë që e dënoi Belerin me 2 vite burg për korrupsion ne zgjedhje.

Ndërkohë, GJKKO i Apelit ka vendosur dënimin me 4 vjet ‘shërbim prove’ për Pandeli Kokaveshin.

Pas vendimit të Gjykatës, tashmë i hapet rruga zgjedhjeve të parakohshme në Bashkinë e Himarës.

About Redaksia

Check Also

800 mijë votat e Ramës dhe 2 milionë votat e Ramizit

Nga Agim XHAFKA Kuptohet që protestuesit e kanë kapur kryeministrin në vend të keq andaj …