Teliti: E trishtë të diskutosh për ushqimin e fëmijëve deri në këtë pikë

Koordinatori për Programin Ekonomik në PD, Dorjan Teliti, reagon pas publikimit të Unicef mbi varfërinë dhe kequshqyerjen e fëmijëve shqiptarë dhe bën thirrjen ndaj mazhorancës socialiste që të votojnë pa humbur kohë propozimin e PD-së për minimumin jetik, propozim i paraqitur në Kuvend që prej qershorit 2023.

Shqipëria nuk do arrijë për të paktën 2-3 dekada standartet e jetesës së vendeve të zhvilluara europiane, por të flasës e të diskutosh për kafshatën e bukës në vitin 2024 është sa e trishtë po aq e pabesueshme për një vend që aspiron për tu integruar në BE.

Të dhënat e fundit të Unicef nxjerrin lakuriq si mbretin ashtu edhe “mbretërinë” e tij të propagandës së pamëshirshme, e denjë për vende si Koreja e Veriut.

Një në dy fëmijë sot është i uritur dhe i kequshqyer, me pasoja të pallogaritshme në të tashmen dhe të ardhmen e vendin tonë.

Aty e kanë propozimin e PD-së mbi vendosjen e minimumit jetik, mbi një vit që fle gjumë ky propozim në sirtaret e Kuvendit.

⁉️A ka vullnet mazhoranca socialiste për ta miratuar minimumin jetik?

⁉️A ka vullnet mazhoranca për të luftuar varfërinë?

⁉️A ka vullnet për të rritur një brez të mirëushqyer njësoj si fëmijët e vendeve të tjera?

Kohë për të humbur nuk ka, cdo ditë që kalon pa miratuar minimumin jetik aq më të mëdha janë pasojat negative.

About Redaksia

Check Also

800 mijë votat e Ramës dhe 2 milionë votat e Ramizit

Nga Agim XHAFKA Kuptohet që protestuesit e kanë kapur kryeministrin në vend të keq andaj …