Gjykata i kërkon SPAK të nisë hetimet ndaj Guvernatorit të Bankës

Gjykata e Tiranës ka bërë kërkesë në Gjykatën e Posaçme Kundër Korruipsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) për të nisur hetim për Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, në lidhje me çështjen e mikrokredive.

Sipas Gjykatës së Tiranës, Sejko duhet të hetohet për “shpërdorim detyre”.

Gjykata e Tiranës fillimisht ka shpallur moskompetencë, pasi Sejko është zyrtar i lartë dhe për rrjedhojë duhet të hetohet nga SPAK.

Këtë të mërkurë pritet të merret një vendim në lidhje me këtë kërkesën e Gjykatës së Tiranës, e cila është depozituar në Gjykatën e Posaçme.

About Krye Redaktor

Check Also

Si funksionon karteli tjetër/ Ja blejnë fshatarëve domaten me 60 lekë/kg dhe e shesin me 360 lekëe/kg

Irena Beqiraj Rritja e menjëhershme e çmimit të fruta perimeve me gati 50%, ka nevojë …