Veliaj nuk u lejua të shkojë për të ndjekur Shqipërinë në Kampionatin Europian  

Të gjithëve mund t’u ketë rënë në sy se ndonëse e gjithë qeveria dhe shumica në Parlament shkoi për të ndjekur Shqipërinë në Kampionatin Europian, ai që mungoi atje ishte Erion Veliaj.  Ju keni parë fotot e Ramës, ministrave dhe deputetëve të PS nga qytetet gjermane ku luante Shqipëria, por nuk keni parë asnjë oto të Veliajt, jo se Veliaj nuk ka dashur të shkojë në Gjermani, por se ai është kërcënuar se në rast se do të tentonte të dilte nga Shqipëria, atëhere ai do të arrestohej nga hetuesit.

Frika e Ramës ka qenë se Veliaj mund të ndjekë hapat e Ahmetajt, ndaj ai ka urdhëruar që në asnjë mënyrë të mos lejohet të largohet nga Shqipëria.

SPAK ka mohuar sot që i ka bllokuar pasaportën Veliajt, por kjo deklaratë provon një të vërtetë tjetër, se Veliaj po mbahet peng.

About Krye Redaktor

Check Also

Një intervistë e Kadaresë: Në Shqipëri janë bërë tmerre që do t’u ngjethnin mishtë brezave të tërë

Ndryshe nga shumë intervista tuaja ku politika ka zënë një vend kryesor, do të dëshironim …