Berisha: Nesër Çubrilloviçi i shqiptarëve publikon censusin pasi i ka manipuluar të dhënat nga e para tek e fundit

Lideri i opozitës, Sali Berisha ka paralajmëruar se ditën e nesërme, Edi Rama do të publikojë të dhënat e censusit, pasi i ka vonuar për më shumë se 6 muaj.

Në fjalën gjatë protestës maratonë që zhvillohet te “Rruga e Shpresës” Berisha tha se, nesër Edi Rama, Çubrilloviçi i shqiptarëve publikon censusin pasi i ka manipuluar të dhënat nga e para tek e fundit.

“Të dashur qëndrestare dhe qëndrestarë, misionarë të vërtetë të kauzës së madhe të lirisë, dinjitetit të çdo shqiptari, të atdhetarisë dhe interesit kombëtar.

Të dashur qytetarë dhe qytetare, nesër Edi Rama, Çubrilloviçi  i shqiptarëve publikon të dhënat e regjistrimit të popullatës pasi ka manipuluar ato nga e para tek e fundit.

Pasi ka shtuar qindra e mijëra qytetarë që nuk janë më në Shqipëri këtë vit, as prej vitesh.

Se cili është rezultati i këtij akti, unë dua t’u informoj ju vetëm kaq se i realizuar me të njëjtën metodikë si kjo e Shqipërisë, Republika e Kosovës i ka publikuar ato brenda ditës që është regjistruar dhe qytetari i fundit në atë vend.

Sepse regjistrimi online e bënte të mundur plotësisht këtë.

Në vitin 2011, regjistrimi u bë me formularë të mbushur nga punonjësit duke takuar çdo qytetar.

Megjithatë, publikimi i tij nuk mori kurrë më shumë se tre-katër javë.

Në Serbi, regjistrimi i popullatës u publikua pas tre javësh.

Në Shqipërinë e narkoshtetit të Edvin Drogës, ky regjistrim publikohet pas nëntë muajve.

Me këtë histori mashtrimi kërkon Çubrilloviçi të maskojë krimin e tij më të shëmtuar ndaj shqiptarëve, krijimin e kushteve për largimin e tyre masiv nga Shqipëria”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Dredha nuk pranon të shkojë në burg për 831 hektaret që i kërkon Rama të firmosë për oligarkun e tij

Kryebashkiaku i Vlorës, Dredha nuk është i gatshëm që të shkojë në burg për të …