Zgjidhje problemi apo valvul shkarkimi?!

Nga Iva V.GRILLO

Revolta dhe zemërimi me personelin mjekësor të kapur në flagrancë janë mëse të kuptueshme, por “shtratin” ku ka gjetur vend ky perversitet e ka shtruar, zbukuruar dhe shitur shqiptarëve si sukses vetë kupola drejtuese e qeverisë.

Cirku dhe gjyqi publik ndaj mjekëve që janë hallka e fundit e këtij sistemi johuman mund të jetë një valvul shkarkimi i revoltës popullore për momentin, por nuk është zgjidhje e problemit.

Fokusi kryesor i presionit dhe kërkimit të llogarisë duhet të jetë kreu i shtetit dhe marionetat e tij të cilët kanë ngritur një sistem johuman ku jeta e shqiptarëve të thjeshtë përdoret si plaçkë pa vlerë, për biznes.

Shumë nga ne që kanë humbur të afërmit në këtë sistem johuman e zhvatës e dinë mirë çdo të thotë revoltë, dhimbje dhe pengje që na shoqërojnë përditë, por marrja vetëm me personelin mjekësor është kohë dhe mundësi e humbur për të nxjerrë shkaktarët e vërtetë.

Ideatorët dhe tregtarët e vdekjes janë krerët e kupolës qeverisëse… të tjerët janë “shitës ambulantë” të vegjël që qeveria nuk i ka për gjë ti sakrifikojë për të shpëtuar veten nga përgjegjësia e vërtetë.

About Redaksia

Check Also

Nga loti te lotët…

Nga Lutfi DERVISHI Dikur, në kohët e moçme, para vitit të largët 2013, inaugurimi bëhej në …