Veliaj shpenzoi 100 mijë euro me drejtorët e burgosur për një fundjavë në Zvicër, verifkim nga TIMS

Opozita po zhvillon protestën e katërmbëdhjetë përpara godinës së Bashkisë së Tiranës ku kërkohet dorëheqja e kryebashkiakut Erion Veliajt.

I pranishëm ka qenë edhe Belind Këlliçi i cili gjatë fjalimit të tij i është drejtuar edhe efektivëve të policisë së shtetit duke e cilësuar të paprecedentë reagimin e tyre, teksa i ka ftuar që ti bashkohen protestës.

Gjithashtu, Këlliçi kishte edhe një informacion me vlerë për SPAK-un, të cilëve u bëri thirrje të shikojnë sistemin TIMS të datës 14 korrik të vitit të kaluar ku Erion Veliaj së bashku me drejtorët e aferës ‘5D’ ka udhëtuar drejt Zvicrës.

Sipas Këlliçit, Veliaj së bashku me drejtorët e tij ka harxhuar 100 mijë franga për një fundjavë.

Këlliçi: “Kjo nuk është më godina e bashkisë së Tiranës. kjo është një skenë krimi, ku çdo ditë, kreu i bandës 5D dhe pronari faktik i inceneratorit të Tiranës shkon në zyrë për të vjedhur taksat tona.

Ndërkohë që kishte nisur protesta, falënderoj një punonjës të ndershëm të bashkisë së Tiranës që sjell një informacion me vlerë për SPAK: “Shikoni pak në sistemin TIMS datën 14 korrik të vitit të kaluar. A ka udhëtuar Erion Veliaj së bashku me drejtorët e 5D për në Zvicër? Shikoni hotelet ku kanë ndenjur dhe kanë shpenzuar 100 mijë franga vetëm për një fundjavë në Zvicër apo jo?!”

About Krye Redaktor

Check Also

Zbulohet e-maili skandaloz në USAID: Digjni dhe zhdukni dokumentat sekrete

Zyrtarët e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) kanë nisur një shkatërrim në shkallë të …