Bylykbashi: Berisha është lider, këtë e ka treguar vota

Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi shprehet se aktualisht, gjëja kryesore në PD, është thirrja që është bërë ndaj të rinjve e kujtdo që është i gatshëm të bashkohet me opozitën për të rrëzuar qeverinë. Më tej Bylykbashi shprehet se Berisha është një faktor kyç në politikë, teksa vota e qytetarëve tregon rëndësinë që ai ka tek PD.

“Kryesorja ishte ridemensionimi për të thirrur të gjithë ata që duhet ti bashkoheshin PD.

Të rinj apo të vjetër, që duan ti bashkohen kësaj force.

Unë e kam thënë edhe më parë, ne duhet të krijojmë liderin e 15-vjeçarit të ardhshëm.

Ne na duhen njerëz e ide të reja, sepse edhe Rama tashmë është i vjetër.

Elementi i lidershipit është vota, të gjithë ne mund të kemi mendime të ndryshme në fund ajo që na bën bashk është vota

Por kjo ka të bëjë me votimin e tij, nëse ai votohet si lider atëherë. Vota nuk inxhinierohet, s’mund të patronazhosh as nëpër studio e telvizione liderët politik të demokracisë.

PD i janë bashkuar deputetë e drejtues edhe nga ata që e sulmuan Berishën.

Ata e kanë pranuar faktin se Berisha është lider, këtë e ka treguar vota.

Berisha pas 11 qershorit e ne bëmë ftesën e hapur, të bëhemi bashkë që të rrëzojmë Berishën.

Berisha është faktori kryesor në politike, këtë e kanë pranuar edhe ata që e sulmuan”, thotë Bylukbashi në News24.

Bylykbashi ka folur edhe për ngritjen e Komisionit Antikorrupsion nga mazhoranca, teksa është shprehur se PD nuk mund të bëhet pjesë e farsave politike.

Më tej ai shprehet se duhet të hetohen disa prej çështjeve shumë të rëndësishme, teksa Rama nuk që ti japë barazim votave duke mos i ndarë ato të mazhorancës nga ato të opozitës.

“Kemi edhe skandalin e TIMS që po hetohet, por po bëhet çmos që të bllokohet hetimi dhe marrja e kontrollit me ligj i takon atij që e kërkon, pra ne e kërkuam ne na takon

Mazhoranca thotë ska asnjë gjë, nëse ne nuk kemi prova

Njerëz që janë në konflikt interesi nuk i duan hetimet, personi që ka më shumë konflikt interesi është Edi Rama, detyra jonë është të përballemi me votë

Nëse Edi Rama thotë nuk bëj rformën zgjedhore dhe nuk jap barazim të votës pra njësoj si e mazhorancës dhe e opozitës, mendojmë ne se do ketë sukses te këto të tjerat.

Epo ne nuk bëhemi dot pjesë e këtyre farsave”, tha Bylykbashi.

About Redaksia

Check Also

PD përshëndet vendimin e Departamentit të Shtetit për Berishën: Rrëzoi aktin e lobuar nga Soros dhe Rama

“Përshëndesim qëndrimin e Departamentit të Shtetit. Nuk ka qenë liria e Sali Berishës për të …