Piktorin duhet përçmuar, Albinin duhet respektuar!

Nga Kim MEHMETI

Thuajse të gjithë funksionarët e ‘Rilindjes’ përfunduan në SPAK.  Mbeti i ‘paprekur’ nga hetuesia vetëm ai që i përzgjodhi gjithë ata që tani kanë probleme me drejtësinë – Piktori.

Dhe sikur të ishte i drejt ndaj vetvetes dhe të zgjedhurve të vet, sikur të kishte sadopak ndërgjegje dhe ndjesi për përgjegjësi, Piktori i paftuar do shkonte në zyrat e SPAK-ut dhe ‘kolegëve’ të Kryetarit të Bashkisë së Tiranës do ua pranonte të vërtetën se në Shqipëri s’mund të bëhesh as hajdut pa përkrahjen  e tij.

Por Piktori mbase beson se edhe nëse të gjithë të zgjedhurit e tij përfundojnë në burg, se edhe nëse të gjithë shqiptarët e braktisin vendin, ai do i nevojitet Shqipërisë që të rrëfejë për vitet kur u tallë me popullin dhe e vendin e vet dhe kur e keqpërdori pandjeshmërinë e shumicës së shqiptarëve ndaj fatit të vet kolektiv.

Dhe përderisa regjimi i Piktorit rrënoi arsimim, shëndetësi, drejtësi, artë, kulturë … dhe forcoi hajdutërinë, Kryeministri i Kosovës mundohet ta mirëmbajë ndershmërinë e ta çojë përpara atë dinjitet e shtet që ka Kosova. Për çka Piktori e meriton përçmimin edhe kur e zhvillon turizmin, e Kurti e meriton respektin edhe kur i forcën shqiptarët e Maqedonisë duke i përçarë ata mes veti.

Dhe kur jemi te përçmimi dhe respekti, gjërat janë shumë të thjeshta dhe të qarta: si të mos e përbuzësh atë që e vjedh popullin dhe vendin e vet – Piktorin, e si të mos e respektosh atë, i cili, në mos më shumë, shenjë njohëse ka ndershmërinë dhe që nuk e plaçkit vendin dhe popullin që drejton.

About Redaksia

Check Also

Beleri, i gjithë shteti në shërbim të Kryerilindësit

Artan HOXHA Fredi Beleri, kryetari i zgjedhur, por i pabetuar i Himarës, u dënua me …