Skandali te Onkologjiku/ Rama sulmon median: Fajet i kanë 5 maskarenj, jo sistemi!

Kryeministri Edi Rama, në një mbledhje me shefat e shërbimeve në QSUT, ka deklaruar se lajmet për pajisjen e kobaltit në këtë spital janë të fabrikuara nga mediat duke e cilësuar atë si kriminale. Ndërkohë që theksoi se zemërimi i njerëzve për këtë skandal të QSUT, është i mirëkuptueshëm.

Në një takim për propagandë dhe për “show”, kreu i qeverisë ka mbledhur këtë të enjte mjekët e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, për të na treguar se spitalet i ka bërë njësoj si të Europës, edhe pse i ka lënë pa ilaçe, duke përfshirë dhe ato më jetiket si ato të kancerit dhe azmës, si dhe nga raportet,  Qeveri e Shqipërisë rezulton me shpenzimet më të ulëta në rajon për Shëndetin dhe Mbrojtjen Sociale.

Për Edi Ramën, fajet i kanë vetëm 5 maskarenj, siç i konsideroi ai mjekët e përfshirë tek skandali i Onkologjikut dhe jo sistemi. Kreu i qeverisë tha se, drejtësia e bëri punën e vetë, edhe pse hetimi ka qenë i cunguar dhe sot për atë skandal nuk ndodhet asnjë në burg.

Gjatë fjalës së tij Rama ka sulmuar edhe mediat, në lidhje me instalimin në QSUT të një Aparaturë Kobalto-Terapie për trajtimin e të sëmurëve të diagnostikuar me sëmundje tumorale dhe sidomos të sëmundjeve të kancerit të lëkurës.

Për këtë aparaturë, duhej të krijohej një bunker antiradioaktiv ose antiatomik, sipas kushteve të miratuara dhe të prezantuara nga Agjencia Atomike e Vienës ose Agjencia Ndërkombëtare, IAEA, por gjë që nuk ka ndodhur në Shqipëri. Rrezatimi i kësaj aparature dyshohet se iu ka shkaktuar sëmundujen me kancer edhe vetëm stafit mjekësor të spitalit. Por, për kreun e qeverisë, kjo histori është një fabrikim kriminal i mbështetur nga pompat e kanaleve të ujërave të zeza mediatike.

Rama tha se do ngrihen grupe pune me menaxherë të huaj për të asistuar drejtoreshën e QSUT dhe shefat e tjerë dhe do garantohet autonomia spitalore. Rama tha se kështu mjekët do të paguhen sipas performancës. Ai tha se sot mjekët kanë kushte më të mira pune e rritja pagash, të cilat janë realizuar falë taksave që paguajnë ata pacientë që marrin shërbimin.

About Redaksia

Check Also

Gazetari i Veliajt/ Kryeministre është Belinda Balluku

Gazetari i Veliajt dhe i afërt i pushtetit, Baze thotë se Kryeministre de facto e …