Berisha: Duhet të marrë fund iluzioni se ka zgjedhje me Edi Ramën!

Lideri i opozitës, Sali Berisha ka theksuar se ‘protesta e 11 korrikut është protesta për disa të vërteta të hidhura, por të vërteta që presin zgjidhje nga ne dhe jo anashkalim’.

Berisha tha se, për secilin prej jush, për çdo qytetar të ndershëm, duhet të marrë fund iluzioni se ka zgjedhje me Edi Ramën.

Të gjitha këto janë një obligim i madh për ne.

Janë një detyrim i madh për çdo demokrate dhe demokrat.

Më 11 korrik, kudo që të jenë, të ndodhet në shesh.

Në protestë, në betejë, në betejë për fitore, në betejë për votën e lirë.

Demokrate e demokratë, 11 korriku është protesta për disa të vërteta të hidhura, por të vërteta që presin zgjidhje nga ne dhe jo anashkalim.

Për secilin prej jush, për çdo qytetar të ndershëm, duhet të marrë fund iluzioni se ka zgjedhje me Edi Ramën.

Duhet të marrë fund mashtrimi se ka zgjedhje me Edi Ramën.

Me Edi Ramën nuk ka zgjedhje.

Vërtet një grup njerëzish marrin ndonjë mandat. Kurse popullit opozitar i mbetet poshtërimi.

I mbetet mashtrimi, shkelmimi dhe tjetërsimi.

I mbetet rruga e vetme të largohet nga Shqipëria.

Në këtë kontekst, ftoj çdo anëtare dhe anëtar të PD, të ngrihet në lartësinë e detyrës së tij, në lartësinë e misiont të tij, në lartësinë e detyrimit të tij për të rikthyer votën e shqiptarëve.

Për të rikthyer votën me çdo çmim, për të rikthyer votën me çdo kusht, për të rikthyer në Shqipëri demokracinë, shtetin ligjor, dinjitetin e qytetarëve, shpresën dhe të ardhmen e tyre”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Aurel Bylykbashi emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës

Partia Demokratike ka ndërmarrë një tjetër hap në riorganizimin e strukturave të saj politike në …