Protesta e 11 korrikut/ Noka, Bardhi qdhe Bylykbashi me qytetarët e Durrësit: Të gjithë bashkë kundër Ramës

Teksa na ndajnë tre ditë nga protesta e opozitës, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, Kryetari i Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi, nënkryetari i PD, Oerd Bylykbashi dhe drejtues lokal të PD-së, kanë zhvilluar këtë të hënë takime në disa zona të qytetit të Durrësit.

Gjatë takimeve të ndryshme me qytetarët, Noka u ka bërë thirrje thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës së datës 11 Korrik, ora 20:00 kundër regjimit kriminal dhe anti-europian të Edi Ramës.

“Kjo protestë është për çdo familje, çdo biznes, çdo qytetar, që është prekur ekonomikisht nga regimi autokrat i Ramës. Ai ka privatizuar, ka vjedhur portin e Durrësit, duke u marrë pronën qytetarëve’, ka dekalruara Noka ndërsa shpërndante fletpalosje në zonën e Durrësit.

Sekretari i Përgjithshëm Flamur Noka i ka bërë thirrje çdo demokrati, që kërkon largimin e kësaj qeverie të korruptuar, të marrë pjesë në protestën e opozitës së bashkuar më 11 korrik ora 20:00, në një betejë pa kthim, deri në formimin e një qeverie teknike dhe vendosjen para drejtësisë të hajdutëve në qeveri.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Do ta ndjekim me të gjithë mekanizmat tonë shkeljen e autonomisë vendore nga Edi Rama

Kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh se, letra e përfaqësuesve të pushtetit vendor është …