Rama në samitin e NATO-s në SHBA/ Berisha: Ju garantoj se një ballafaqim e pret edhe me McGonigalin e tij

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka paralajmëruar Edi Ramën për takimin në samitin e NATO-s në ShBA.

Berisha tha se, ju garantoj se një takim dhe ballafaqim e pret edhe me McGonigalin e tij.

“Çfarë mund të bëjë më tepër ky se sa të korruptojë shefin e kundërzbulimit të FBI për Nju Jorkun dhe sot i pafytyri niset për në Nju Jork, për në Uashington për të marrë pjesë në samitin e NATO-s.

Ai ulet aty si kryeministri i damkosur për korrupsion.

Si njeriu që i ka korruptuar njërit nga njerëzit më të besuar në SHBA.

Cilindo që të takojë, ju garantoj se një takim dhe ballafaqim e pret edhe me McGonigalin e tij.

Po, po!

Nuk është Amerika vetëm e Xhorxh Sorosit dhe mafies së tij.

Amerika është e ligjit dhe e vlerave dhe Amerika nuk mund të mposhtet kurrë nga një mafie e pashpirt që bëhet parzmore e njeriut që i rekrutoi, i korruptoi një nga personat më kryesorë për mbrojtjen e saj”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Do ta ndjekim me të gjithë mekanizmat tonë shkeljen e autonomisë vendore nga Edi Rama

Kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh se, letra e përfaqësuesve të pushtetit vendor është …