Si u anullua mandati i arrestit për Veliajn dhe vëllanë e tij, Berisha: I dërgoi Ramës mesazh me kontot bankare të inceneratorëve

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, me anë të një deklarate për mediat, ka denoncuar skandalin e tërheqjes së 21 urdhër arresteve të firmosur nga SPAK, por që ngelën të pa ekzekutuar.

Në deklaratën e tij, Berisha thotë se, me 26 qershor ishin firmosur urdhër ndalimet për Erion Veliajn dhe vëllain e tij, si dhe persona të tjerë, por ato u anuluan sepse Veliaj kërcënoi Edi Ramën me mesazhe për kontot e parave të djegësave.

“Normale që çdo qytetar shtron pyetjen, si ndodhi një akt i tillë? A lëshoi urdhër arresti, apo kufizim të lëvizjeve për Erion Velian dhe vëllain e tij, Altin Dumani, pa miratimin paraprak të Edi Ramës.

Jo, ju garantoj se ai këtë akt e bëri me miratimin e plotë paraprak të Edi Ramës. Por ishte Erion Veliaj me mesazhet drithëruese që i dërgoi, ai që palosi Edi Ramën, duke i rikujtuar të gjithë kontot e fshehta bankare për paratë e djegësit të Tiranës.

Duke i rikujtuar të gjithë gjobat e tmerrshme që ai vendos për çdo kullë dhe ndërtesë, prej 30 për qind. Duke i rikujtuar se për të vjelur këto ryshfete dhe gjoba, ai ka shkelur kushtetutën dhe vendime të Gjykatës Kushtetuese, të cilat kompetencën e lejeve të ndërtimit në territorin e një bashkie ja njohin të drejtë ekskluzive Këshillit të Territorit të asaj bashkie.

Pra, ishte jo mëshira e Edi Ramës, por frika dhe tmerri që kishte nga denoncimet që do të bënte Erion Veliaj, që dinte shumë më tepër se sa Arben Ahmetaj për aferën e djegësit të Tiranës, vjedhjes së shekullit dhe për aferat e tjera për Edi Ramën, që detyroi Zamanin e partisë të gëlltisë 21 mandate, ti shndërrojë ato në kallp mandate” – u shpreh mes të tjerash Berisha.

About Krye Redaktor

Check Also

Shqipëria ndeshje të madhe në Pragë, përmbys Ukrainën

Super rikthim i kombëtares shqiptare ndaj Ukrainës, nga disavantazhi 1-0, kanë arritur të fitojnë me …