Gjykata Kushtetuese: Kuvendi nuk zbatoi vendimin për mandatin e Olta Xhaçkës

Gjyqtarja e Kushtetueses Holta Zaçaj ka deklaruar se Kuvendi nuk ka zbatuar vendimin e GJK në lidhje me mandatin e ish-ministres Olta Xhaçka.

Kushtetuesja ka shfuqizuar vendimin e Kuvendit.

“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk u zbatua nga Kuvendi. Vendosëm pranimin pjesërisht të kërkesës. Gjykata sot konstatoi se vendimi i saj numër 1 nuk është ekzekutuar nga Kuvendi. Gjykata vlerësoi se përmes vendimit në 11.04.2024, Kuvendi i Shqipërisë ka vënë në dyshim fuqinë detyruese të saj.

Gjykata theksoi se vendimet e saj kanë efektet dhe forcën e ligjit, asnjë organ nuk i vendos diskutim dhe aq më tepër të mos pranojë t’i zbatojë. Kuvendi mbart detyrimin për ekzekutimin e vendimit”, tha ajo.

About Krye Redaktor

Check Also

Pse Rama nuk po e mbyll dot TikTok-un

Ditën e sotme, sipas urdhrit të qeverisë, TikTok duhet të kishte “ndërruar jetë” në Shqipëri. …