Gjykata rrëzon pushimin e çështjes dhe detyron SPAK të hetojë guvernatorin Gent Sejko

Gjykata e Posaçme Antikorrupsion ka rrëzuar SPAK duke i kthyer edhe njëherë për hetim Prokurorise së Posaçme kallëzimin e bërë nga Tedi Malaveci kreu i Dhomës së Përmbaruesve për guvernatorin e Bankës së Shqipërisë Gent Sejko, për të cilin e kishte kallëzuar për “shpërdorim detyre”, lidhur me mikrokreditë.

Këtë të mërkurë gjyqtarja Flora Hajredinaj, pas ankimimit të bërë nga Malaveci ndaj vendimit të SPAK për pushimin e çështjes, ndaj Gent Sejkos, ka vendosur ta cilësojë të pavlefshme kërkesën e SPAK.

Gjyqtarja e cilëson të pavlefshme kërkesën e SPAK për të pushuar çështjen ndaj guvernatort të Bankës së Shqipërisë, ndërkohë që ia ka kthyer aktet strukturës së posaçme për plotësim hetimesh.

About Krye Redaktor

Check Also

Rekord historik i konfirmuar nga Banka/ 5.6 miliardë euro qarkullojnë jashtë bankave

Paraja që qarkullon jashtë sistemit bankar arriti shifrën 522.5 miliardë lekë në muajin korrik, çka …