Hetimi, Pjerin Ndreu i dha tenderin e majmë bosit të krimit

Kryebashkiaku socialist i Lezhës, Pjerin Ndreu, është paraqitur mëngjesin e kësaj të mërkure në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Anti-Korrupsion.

Një orë pas hyrjes në SPAK, Pjerin Ndreu konfirmoi për mediat se arsyeja që e ka detyruar të japë shpjegime në  SPAK ka të bëjë me hetimin e nisur ndaj tij për shpërdorim detyre, pas akuzave të Partisë Demokratike, e cila përmes Zëdhënëses së Departamentit Antikorrupsion, Genta Vangjeli akuzoi publikisht më 8 qershor të këtij viti se kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, i besoi dhëndrit të ish-kolegut socialist në Kuvend, procesin e rindërtimit me kontrata të majme.

Ajo tha se Arian Tuku i arrestuar pas zbardhjes së bisedave në SKY ECC mes bosëve të krimit dhe njerëzve të tyre në pushtet dhe polici, është dhëndri i Arben Ndokës, ish-deputetit të PS-së, i cili po ashtu është në kërkim.

Kryetari i Bashkisë Lezhë Pjerin Ndreu, i besoi dhëndrit të kolegut socialist në Kuvend, procesin e rindërtimit me kontrata të majme. Eurocompany shpk ishte kontraktori i cili zbatoi kontratën nr. 23676/23, datë 19 Prill 2021 me objekt: “Riforcim i njësive të banimit, pallatet e dëmtuara nga tërmeti”.

Sipas të dhënave të Spending Data, një burim serioz për të evidentuar lidhjet e pushtetit me korrupsionin, që ka mbetur pa financime pikërisht për të të pamundësuar nxjerrjen e të dhënave që vërtetojnë këto lidhje, Eurocompany përfitoi 1.7 milion euro vetëm nga Qershor 2021 deri Dhjetor 2022.

Arian Tuku i arrestuar pas zbardhjes së bisedave në SKY ECC mes bosëve të krimit dhe njerëzve të tyre në pushtet dhe polici, është dhëndri i Arben Ndokës, ish-deputetit të PS-së, i cili po ashtu është në kërkim. Arian Turku është pronar i subjektit Eurocompany shpk krijuar në vitin 2018.

About Krye Redaktor

Check Also

Berisha: Më 15 mars, në orën 19:00, marshojmë drejt Kryeministrisë!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë thirrje që ditën e nesërme, 15 mars …