Pse Erion Veliaj mbylli instagramin, çfarë po mundohet të fshehë

Erion Veliaj duket se i ka shkëputur marrëdhëniet me rrjetin social ‘Instagram’. Nga dita e djeshme, Veliaj, ka mbyllur Instagramin, për arsye që ende nuk dihen. Në këtë rrjet, Veliaj ishte shumë aktiv, duke postuar disa herë në ditë, foto nga aktivitetet që bënte, apo të njerezve që takonte.

Veliaj doli në orët e pasdites me një video në zyrën e tij në Bashki ku tha se mbyllja e instagramit kishte ndodhur për shkak të hakerimit. Në fakt Veliaj gënjen. Ai e ka mbyllur faqen e instagramit për të zhdukur gjurmët e abuzimeve që ka bërë me faqen e tij me fondet e Bashkisë. Erion Veliaj është nën hetim nga hetuesit. Pjesë e hetimeve mund të ketë qenë edhe faqja e instagramit të Veliajt.

Besohet se Veliaj ka shpenzuar shuma të mëdha parash si sponsorizime në faqen e tij në instagram dhe këto sponsorizime nuk janë bërë me paratë e tij, por të Bashkisë dhe në këtë rast kemi të bëjmë me abuzim. Për të zhdukur këto gjurmë abuzimi, Veliaj e ka mbyllur fare faqen e instagramit.

 

About Krye Redaktor

Check Also

Zbulohet e-maili skandaloz në USAID: Digjni dhe zhdukni dokumentat sekrete

Zyrtarët e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) kanë nisur një shkatërrim në shkallë të …