Pse u thirr në SPAK kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu

Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu është paraqitur këtë të mërkurë në Prokurorinë e Posaçme.

Ende nuk dihen detaje lidhur me çështjen për të cilën Ndreu është thirrur nga prokurorët e SPAK.

PD ka denoncuar më parë se, kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, i besoi dhëndrit të kolegut socialist në Kuvend, Arben Ndokës, procesin e rindërtimit me kontrata të majme.

PD deklaronte për mediat se Arian Turku është pronar i Eurocompany shpk krijuar në vitin 2018 dhe iu është besuar procesi i rindërtimit me kontrata të majme.

“Pjerin Ndreu Kryetar i Bashkisë Lezhë i besoi dhëndrrit të kolegut socialist në Kuvend, procesin e rindërtimit me kontrata të majme. Eurocompany shpk ishte kontraktori i cili zbatoi kontratën nr. 23676/23, datë 19 Prill 2021 me objekt: “Riforcim i njësive të banimit, pallatet e dëmtuara nga tërmeti”- thuhej në deklaratë

PD theksonte se, sipas të dhënave të Spending Data, Eurocompany ka përfituar 1.7 milion euro vetëm nga Qershor 2021 deri Dhjetor 2022.

Kujtojmë  gjithashtu që Arian Tuku (dhëndri i Arben Ndokës) u arrestua në Itali me urdhër të SPAK pasi akuzohet se tentoi të vriste dy persona

About Redaksia

Check Also

Kabllogrami i 16 dhjetorit/ Skandal-Baton Haxhiu tregon si po përgjohet Ambasada e SHBA nga Rama

Baton Haxhiu, i cili njihet si zëdhënësi mediatik i Ramës ka bërë një deklaratë qe …