Haxhia: Ata që e mbajnë kokën ulur para pushtetit, vdesin sa herë që e bëjnë këtë

Donika Haxhia, arsimtare, pjesëmarrësë në protestën e sotme para Kryeministrisë, teksa tregoi eksperiencën e saj të trishtë si një mesuese që përballet me nxënës të përgjumur për shkak të punës që bëjnë gjatë natës, Haxhia shtoi se ”ata që e mbajnë kokën ulur kundrejt kësaj qeverie, vdesin sa herë që e bëjnë këtë.”

”E ata që flasin që reagojnë e protestojnë, vdesin vetëm një herë”, shtoi ajo.

Unë jam mësuese e po ju them se herëve të fundit më ka qëlluar që në orën e parë të mësimit kur më duhet të interpretoj Fishtën, Poradecin, Migjenin Naimin, ta ul zërin, unë e u zërin orën e pare të mësimit sepse kam ndonjë nxënës aty në klasë që është me kokën e ulur mbi tavolinë dhe me sytë e mbyllur dhe nuk dua ta zgjoj.

Nuk ka qenë në disko jo, as ne celular gjithë natën, ka qenë në punë.

Zysha e lë se i duhet me e shtu një racion në sofrën e shtëpisë së vet, në sofrën që s’mundem ta mbushim dot, deri në fund të muajit.

Mjerimi është ul këmbëkryq në sofrat tona, në shpirtin tonë qe po thahet prej ikjeve dhe në ndërgjegjet shqiptae.

Si duruam kaq shumë?!

Si heshtëm kaq shumë …kaq gjatë ….se e ne dimë ata që heshtin, ata që e mbajnë kokën ulur, vdesin sa herë që e bëjnë këtë.

E ata që flasin, që reagojnë e protestojnë, vdesin vetëm një herë.

Ne që jemi këtu kemi vendosur t”i nënshtrohemi vetëm vullnetit të te madhit Zot për ditën e vdekjes, vetëm njëherë!”, tha Haxhia.

About Redaksia

Check Also

Malaj: Me Ramën më ndau babëzia e tij për pushtet të përjetshëm

Postimi i Arben Malajt Para 2005 na bashkonte Sheqerja, shitsja e urte dhe embel e …