Anglia ia doli të triumfojë në gjysmëfinalen e dytë të Euro 2024, përballë Holandës 2-1, duke siguruar biletën e finales së madhe, ku do të kërkojnë trofeun 3 vite pasi dështuan ta bëjnë diçka të tillë, në finalen e Webleyt, ndaj Italisë. Të djelën e 14 Korrikut, në finale ata gjejnë Spanjën, skuadrën që ka bindur më së shumti në këtë evropian, por në finale janë 90 minuta ku gjithçka mund të ndodh ndaj Anglia do të tentojë shanset e veta.
Pas përfundimit të takimit, ishte një Gareth Southgate, shumë i lumtur për arritjen e finales së dytë rradhazi me Anglinë e tij.
“Luajtëm vërtetë shumë mirë, ishte një ndeshje shumë e komplikuar, në të cilën na u desh të ndryshonin skemë herë pas here për t’u mbrojtur më mirë. Jo vetëm lojtarët që erdhën nga stoli, por të gjithë futbollistët janë gjithmonë të gatshëm sa herë thirren për të dhënë kontributin e tyre në fushë. Jam i lumtur për Watkins, që e shfrytëzoi në maksimum momentin e tij. Ndaj Spanjës do të jetë një finale speciale”, tha tekniku i “Tre Luanëve”, Southgate.