Video/ Polici i Veliajt dhunon barbarisht qytetarin në mes të Tiranës!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në kryeqytet, pasi një efektiv i Policisë Bashkiake të Erion Veliajt ka dhunuar një qytetar.

Ngjarja ka ndodhur pranë “Buleverdit të Ri”, ku efektivi i Policisë Bashkiake ka shtrirë në tokë qytetarin dhe e godet me grushte. Ky i fundit gjakoset.

Sipas JOQ, e cila ka publikuar edhe videon, ka qenë polici ai që ka sharë qytetarin dhe më pas e ka grushtuar derisa e ka gjakosur.

Ende nuk dihet me saktësi se si nisi debati mes qytetarit dhe efektivit të Policisë Bashkiake.

Kanë qenë disa qytetarë të tjerë ata që kanë ndërhyrë në sherr dhe kanë larguar efektivin.

About Redaksia

Check Also

Komuniteti Myslyman nuk merr pjesë në iftarin e shtruar nga Rama

Eugen SHEHU FTARI… asht një vakt që ndahet me agjëruesit me skamnorët dhe me besimtarët. …