Deklarata e fortë e Metës: Një pjesë e ushtrisë përdoret për të mbjellë kanabis

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta doli në një konferencë për mediat këtë të premte një ditë pas protestës së opozitës.

Meta renditi arsyet pse aksioni dhe protestat e opozitës duhet të vazhdojë, ndërsa te arsyet ai ngriti akuza të forta duke thënë se një pjesë e ushtrisë përdoret për të mbjellë kanabis sativa.

“Të gjithë e dinë se produktet e Ballkanit të Hapur kanë përmbytur tregun tonë dhe kanë falimentuar fermerin shqiptar. Jemi një vend që qeveriset nga një bandë e pashpirt që vjedhin edhe racionin e fëmijëve, edhe ilaçet e tumoreve dhe grabisin edhe tokat e komuniteteve fetare, marrin ryshfet edhe nga varrosjet e qytetarëve.

Ndërkohë, Edi Rama i ka kthyer zyrat e shtetit si më të sigurtat për kriminelët. Një pjesë e ushtrisë përdoret për të mbjellë kanabis, ndërsa fiken radarët. Janë kaq shumë arsye për të protestuar“, tha Meta.

About Redaksia

Check Also

Kabllogrami i 16 dhjetorit/ Skandal-Baton Haxhiu tregon si po përgjohet Ambasada e SHBA nga Rama

Baton Haxhiu, i cili njihet si zëdhënësi mediatik i Ramës ka bërë një deklaratë qe …