Kreu i IKMT Durrës me bandat e Bashkisë po ju rrëmbejnë pronat aktivistëve të PD për të bërë ndërtime pa leje

Deklarata e koordinatorit rajonal për Tiranën të PD, Klevis Balliu:

Bandat e Bashkisë Durrës pa vendim prishjeje dhe pa pritur ankimimin në gjykatë të qytetarit i kanë prishur pronën dhe biznesin një familje në fshatin Romanat.

Me pretekstin e hapjes së një rruge të re, ata kanë shembur murin rrethues të shkollës ‘Shefqet Ndroqi’ pa leje nga Ministria e Arsimit, duke ndërhyrë gjithashtu në pronë dhe biznesin e Vladimir Kapllanit, një aktivist i Partisë Demokratike. Synimi është i qartë: hakmarrje për një aktivist të opozitës dhe shpërblim të patronazhistëve të Rilindjes.

Në krye të fushatës shpronësuese janë vënë i deleguari i PS, Flamur Gjuzi, ish-drejtor i Legalizimeve, me precedentë penalë, dhe i denoncuar nga Partia Demokratike gjatë fushatës së fundit elektorale.

Bashkë me të edhe Drejtori i IMT për Bashkinë Durrës, Dorijan Mema, i kapur mbi 20 raste në shkelje nga Kontrolli i Larte i Shtetit, organ që ka marrë vendim për shkarkim nga detyra, por nuk është marrë parasysh nga Bashkia.

Në stilin e përhershëm të pabesisë bandat e Rilindjes e kanë prishur biznesin më datë 3 dhe e kanë sjellë vendimin e prishjes më datë 5, dy ditë më vonë në mënyrë që qytetari të mos kishte mundësi ankimimi.

Biznesi i z. Kapllani është një investim 30 vjeçar dhe mban me bukë 10 familje të fshatit Romanat.

Kjo është mënyra se si Rilindja hap fushatën elektorale, me prishje dhe denigrim të qytetarëve sidomos të atyre që nuk janë patronazhistë.

Partia Demokratike dënon çdo formë të intimidimit dhe prishjes së pronave të qytetarëve dhe do të ndihmojë çdo qytetar në procedurat ligjore.

Në i bëjmë thirrje organeve përgjegjëse të shqyrtojnë rastin dhe të dënojnë sipas ligjit çdo shkelje.

Gjuzit dhe shërbëtorëve të tjerë të bandave të Rilindjes, në Durrës e kudo, u bëjmë me dije se emri i tyre figuron në Librin e Zi të zgjedhjeve të vitit 2023.

Një ditë, sado vonë, do të përgjigjen për çdo përfshirje në terror dhe manipulime zgjedhore.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve tanë se shqiptari i ndershëm nuk ka humbur kurrë besimin tek vota

Lideri i opozitës, Sali Berisha deklaroi se tashmë është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve …