CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 85

Meta: Berisha është kthyer në një simbol të opozitarizmit të pandalshëm!

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar protestën e PD-së para kryeministrisë teksa u shpreh se Sali Berisha është kthyer në një simbol të opozitarizmit në vend.

Ilir Meta tregoi arsyet pse qytetarët, sipas tij, ishin të shumtë në protestë, teksa shtoi se 1 mln banorë “janë përzënë nga Rama”.

Ai theksoi se, jemi të parët në Evropë për korrupsionin, varfërinë, për pagat më të ulëta e pensionet skandaloze, për numrin më të madh të të burgosurve brenda dhe jashtë vendit në raport me popullsisë.

“Berisha është kthyer në një simbol të opozitarizmit të pandalshëm, të përditshëm, të përnatshëm, falë izolimit kriminal nga Rama me veglat e tij në SPAK i kanë bërë liderit demokrat. Kjo sepse ka denoncuar aferat kriminale të Ramës në Kuvend.

Arsyet pse qytetarët ishin të shumtë në një ditë aq të nxehtë është për faktin se 1 mln prej tyre janë përzënë nga Rama përmes spastrimit etnik nxitur nga Beogradi.

Jemi të parët në Evropë për korrupsionin, varfërinë, për pagat më të ulëta e pensionet skandaloze, për numrin më të madh të të burgosurve brenda dhe jashtë vendit në raport me popullsisë.

Ky bandit ka inkriminuar një pjesë të madhe të popullsisë. Narkotrafikanti vazhdon dhe qeverisë”, tha Meta.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve tanë se shqiptari i ndershëm nuk ka humbur kurrë besimin tek vota

Lideri i opozitës, Sali Berisha deklaroi se tashmë është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve …