Opozita konservatore shqiptare në një linjë strategjike me aleatët perëndimorë

Nga Nikola KEDHI

Botuar në median amerikane Newsmax

Vitet e fundit, siç është diskutuar më përpara në këtë rubrikë, opozita në Shqipëri, e drejtuar nga ish-kryeministri dhe presidenti konservator Sali Berisha, është përballur me sfida për të fituar legjitimitetin, me vulën dhe simbolet e saj zyrtare të mbajtura në gjykatë.

Berisha nuk u lëkund kurrë në përpjekjet e tij për t’ia rikthyer Partinë Demokratike Shqiptare (PD) bazës së saj dhe për të rikrijuar një koalicion të qendrës së djathtë për zgjedhjet e 2025. Pavarësisht pengesave nga lobimet ndërkombëtare, ndërhyrjet e qeverisë apo dhe shitja e liderit të mëparshëm të opozitës, vendosmëria dhe vullneti i jashtëzakonshëm i Berishës ndihmuan në krijimin e një opozite të vërtetë.

Tre vjet më parë, të shumtë ishin ata që dolën ta shpallnin atë të mundur dhe të braktisur, me oportunistë të ndryshëm që nxituan të denoncojnë jo vetëm atë, por kauzën e opozitës që ai përfaqësonte. Sot, pasi zgjoi një lëvizje dhe bëri një betejë politike kundër të gjitha gjasave, siç mund ta bëjë vetëm një burrë shteti, i denjë për librat e historisë dhe kurrikulat e shkencave politike, ai qëndron i shpaguar, me opozitën të bashkuar pas tij.

Tani që problemet ligjore të krijuara në mënyrë antikushtetuese kanë mbaruar dhe opozita konservatore është bashkuar, unë do t’i sugjeroja, nga kjo media prestigjioze, komunitetit ndërkombëtar të njohë guximin e opozitës shqiptare dhe t’i ofrojë mbështetjen e nevojshme – për të shmangur gabimet e viteve të fundit apo dhe për të mos përsëritur braktisjen që ata i bënë në vitin 1945-ës duke i lënë në duart e përgjakshme të komunistëve.

Mbështetja e Shqipërisë është thelbësore për demokracinë, stabilitetin rajonal dhe interesat perëndimore. Ky është një moment vendimtar për evropianët dhe amerikanët për të ndërtuar një kontratë të re me shqiptarët bazuar në interesa të përbashkëta, duke formësuar 50 vitet e ardhshme.

Pasi shërbeu si kryeministër transformues, duke e drejtuar Shqipërinë drejt anëtarësimit në NATO dhe lidhjeve më të ngushta me BE-në, Berisha dha dorëheqjen nga udhëheqja e partisë në vitin 2013.

Pranë daljes në pension, në vitin 2021, Departamenti Amerikan i Shtetit e futi në listën e zezë Berishën në mënyrë kontroverse pa treguar prova dhe pa u shoqëruar nga sanksione nga ana e subjekteve të tjera qeveritare, si në të gjitha rastet e tjera të individëve të sanksionuar, duke forcuar besimin se kjo ishte e motivuar politikisht. Ai ka qenë në arrest shtëpiak për gjashtë muaj pa asnjë akuzë, i parë nga shumica si një arrest politik dhe antikushtetues, në një persekutim të ngjashëm me atë të Presidentit Trump në SHBA.

Janë ngritur shqetësime se procesi i sanksioneve është politizuar nga aktorë në Departamentin e Shtetit. Senatorët republikanë shprehën së fundmi shqetësimin e tyre në një letër drejtuar Shtëpisë së Bardhë, duke theksuar se sanksione të tilla po përdoren në mënyrë politike, duke dëmtuar aleatët e SHBA-së jashtë vendit, veçanërisht në anën konservatore.

Këshilli i Ambasadorëve Amerikanë gjithashtu ngriti shqetësime për sanksionimin e Berishës, pas një misioni faktmbledhës në Shqipëri. Një administratë e dytë Trump, e pritur gjerësisht, duhet të nisë një hetim mbi këtë sanksionim të paqartë të aleatit të tyre më të madh në rajon.

Kur lidershipi i mëparshëm i PD-së e përjashtoi nën presion, Berisha nisi një përpjekje për të hequr liderin e korruptuar të partisë dhe për ta rikthyer PDte baza e saj, duke fituar mjaftueshëm mbështetje në bazë përmes lidershipit, karizmës dhe premtimeve konservatore që ai bëri. Lufta e Berishës është një kujtesë e rëndësisë së mbrojtjes së institucioneve demokratike kundër korrupsionit dhe autoritarizmit, sundimit transnacional të imponuar nga burokratët e pazgjedhur dhe përdorimit të shtetit ligjor si armë politike. Vullneti i sovranit në këtë rast ngadhënjoi mbi tërë këto, duke dhënë një mësim shumë të rëndësishëm për këdo burokrat të pazgjedhur që kërkon të imponohet.

Nën drejtimin e tij, PD ka riafirmuar angazhimin e saj për integrimin evropian, duke synuar të drejtojë Shqipërinë drejt anëtarësimit në BE, duke nxitur lidhje më të forta me Shtetet e Bashkuara. PD ka përshkruar një rrugë të qartë për të luftuar korrupsionin dhe për të forcuar institucionet demokratike, vendimtare për aspiratat e Shqipërisë për anëtarësim në BE.

Kuvendi Kombëtar iPartisë Demokratike ka miratuar një Doktrinë Politike dhe Filozofike që do të shërbejë si bazë për programin elektoral dhe qeverisës.

Për zyrtarët amerikanë dhe evropianë, mbështetja e vizionit të PD-së duhet të përfaqësojë një mundësi strategjike për të mbështetur një partner të besueshëm në Ballkan, të angazhuar për avancimin e vlerave të përbashkëta demokratike së bashku me stabilitetin rajonal. Duke u përafruar me axhendën e PD-së, aktorët ndërkombëtarë mund të forcojnë trajektoren demokratike të Shqipërisë, të kundërpeshojnë ndikimet e jashtme gjeopolitike dhe të hapin rrugën për integrimin e Shqipërisë në institucionet e tjera euroatlantike.

Me kthimin e tij, Berisha ka tërhequr një brez të ri konservatorësh, patriotë dhe properëndimorë, të gatshëm për të formësuar të ardhmen e vendit. Pavarësisht sulmeve të pandërprera dhe përpjekjeve për ta mënjanuar atë politikisht, Berisha e ka hapur PD-në ndaj zërave dhe ideve të ndryshme, duke u siguruar që ajo të mbetet një forcë politike e gjallë dhe gjithëpërfshirëse.

Koalicioni i qendrës së djathtë është gati t’i ofrojë Shqipërisë një qeveri që i jep përparësi demokracisë, institucioneve të forta dhe stabilitetit, duke shërbyer si një partner i besueshëm për Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian. Partia Demokratike është padyshim e gatshme të qeverisë, duke punuar në një platformë pro-rritjes që bashkon të gjithë ata në spektrin e qendrës së djathtë, nga libertarianët tek konservatorët, tradicionalistët, antikomunistët, ata pro tregut të lirë, pronarët legjitim, klasën e mesme dhe të rinjtë.

Si burrështetasi i fundit Reaganian në Evropë, Berisha përfaqëson një mundësi unike për Shtetet e Bashkuara dhe Europën, për të mbështetur një partner të besueshëm. Përkushtimi i PD për qeverisjen demokratike, prosperitetin ekonomik dhe integrimin euroatlantik ofron një rrugë drejt forcimit të rolit të Shqipërisë si një aleate e qëndrueshme dhe e besueshme.

Në rajonin delikat të Ballkanit, një Shqipëri e qëndrueshme dhe demokratike nën një udhëheqje me përvojë, do të jepte benefite të rëndësishme strategjike. Duke mbështetur përpjekjet e PD-së për të ndërtuar një ekip qeverisës me integritet dhe për të mbështetur parimet demokratike, Perëndimi mund të sigurojë qëndrueshmërinë e Shqipërisë ndaj ndikimeve autoritare dhe ndërhyrjeve të jashtme.

Përqafimi i Partisë Demokratike pro-amerikane dhe pro-BE jo vetëm që mbron sovranitetin e Shqipërisë, por gjithashtu rrit sigurinë rajonale dhe promovon interesat e përbashkëta shqiptare dhe ato perëndimore në Evropën Juglindore.

Adresimi i sanksionit të pajustifikuar ndaj Berishës dhe rivendosja e marrëdhënieve të forta diplomatike me PD-në do të tregonte një angazhim të ripërtërirë të Shteteve të Bashkuara ndaj aleatit të saj më të fortë në Ballkan. Duke korrigjuar keqkuptimet e së kaluarës, duke respektuar si të barabartë vullnetit e të djathtëve shqiptare, dhe duke nxitur lidhje më të ngushta me PD-në, SHBA mund të forcojë kapacitetin e Shqipërisë për të trajtuar sfidat e shekullit të 21-të duke avancuar vlerat e përbashkëta të demokracisë, sigurisë, të drejtave të njeriut dhe progresit ekonomik.

Përkrahja e opozitës konservatore të Shqipërisë si një partner përputhet plotësisht me interesat strategjike perëndimore dhe përforcon trajektoren e rajonit drejt një të ardhmeje të qëndrueshme dhe të begatë nën një qeverisje demokratike.

*Nikola Kedhi është ekspert ekonomie, bashkautor i Kushtetutës së Vlerave Konservatore së PD dhe një kontribues në disa media në SHBA, MB dhe Evropë, duke përfshirë Newsmax, Newsweek, FoxNews, DailyWire etj. Artikujt e Kedhit pasqyrojnë vetëm opinionet e tij.

About Redaksia

Check Also

Nga loti te lotët…

Nga Lutfi DERVISHI Dikur, në kohët e moçme, para vitit të largët 2013, inaugurimi bëhej në …