“Shkova në protestë sepse e dua kombin tim, dua të jetoj në vendin ku kam lindur”!

Në tubimin poshtë shtëpisë së liderit të PD, Sali Berisha foli edhe një qytetare, pjesëmarrëse gjithashtu edhe në protestën e djeshme para kryeministrisë.

Ajo teksa renditi arsyet se pse mori pjesë në protestën e mbrëmshme, u shpreh se arsyeja kryesore është dëshira për të jetuar në vendin ku ka lindur, ndonëse krijimi i të ardhmes në Shqipëri, duket shumë i vështirë.

“Isha një nga ato që mbrëmë në protestën madheshtore, një nga të rinjtë që protestonin.

Protestonim për moshatarët tanë të ikur.

Për të afërmit tanë që kanë vdekur në duart e kësaj mjekësie, dhe asesi jo për faj të mjekëve.

Protestonim për arsimin, për korrikulat absurde dhe veçanërisht për mësuesit … që më së shumti po e vuajnë hemoragjinë e emigrimit të të rinjve.

Protestonim për shqiptarët që vidhen dita-ditës me anë të tenderave fiktivë.

Protestonim për Ardit Gjoklajn, Klodian Rashën, e shumë e shumë viktima të tjera të këtij pushteti bastard.

Dhe nga këto skandale galopante, së paku, duhet të jepnin dorëheqjen mininstrat e shëndetësisë, arsimit dhe patjetër drejtësisë.

Kur më pyetën pse do shkoja në protestë, arsyet ishin të shumta dhe të pafundme por u përgjigja ‘’sepse e doja kombin tim dhe dua të rritem në vendin ku kam lindur, por është shumë e vështirë të krijosh të ardhmen në një vend ku më së shumti qeveria përbalt rininë.

Dhe po, patjetër, isha në protestë edhe për Sali Berishën!”, tha ajo.

About Redaksia

Check Also

Ish-zv.ministri i Arsimit të Ramës denoncon/ 17 milionë euro shkuan në xhepat e Mogherinit

Në kryeqytet, në zonën e njohur si “Qytet Studenti”, ku ndër vite strehohet numri më …