Atentati ndaj Trump, reagon shërbimi sekret

Agjentët e Shërbimit Sekret në Shtetet e Bashkuara e tërhoqën ish-presidentin Donald Trump nga skena në një tubim në Pensilvani, pasi u dëgjuan zhurma të forta.

Pamjet treguan Trumpin të ulur në tokë, përpara se agjentët ta largonin me nxitim me një automjet që e priste.

Ai dukej, po ashtu, i gjakosur në njërën pjesë të fytyrës.

Policia e armatosur doli në podium menjëherë.

Shërbimi Sekret tha përmes një deklarate se Trump është i siguruar dhe se masat për mbrojtjen e tij janë zbatuar.

Ata shtoi se hetimet janë në zhvillim e sipër dhe se informacione të mëtejshme do të publikohen kur të jenë të disponueshme.

Trump, kandidat i Partisë Republikane për president të SHBA-së, po u drejtohej mbështetësve të tij në Butler të Pensilvanisë.

Lajmi po përditësohet…

About Krye Redaktor

Check Also

Siria njeh Kosovën me ndërmjetësinë e Arabisë Saudite

Vjosa Osmani Me mbështetjen e Lartësisë së tij Mbretërore, Princit të Kurorës së Arabisë Saudite, …