Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në SHBA. Kandidati republikan për president Donald Trump është qëlluar me armë zjarri. Atentati ka ndodhur gjatë fushatës në Pensilvani, ndërkohë që pombante fjalim përpara mbështetësve. Mësohet se pas zjarrit një plumb e ka kapur në veshin e djathtë, ndërkohë që menjëherë kanë ndërhyrë truprojat. Edhe pse u qëllua Trump ka refuzuar të fshihet dhe ka vazhduar të përshëndes mbështetësit.
