Mediat botërore jehonë protestës, “ARD”: Mijëra njerëz dolën në rrugë kundër kryeministrit Edi Rama

Rrjeti publik gjerman ARD i ka kushtuar një artikull protestët së opiztës ku raporton se prej muajsh në Tiranë protestohet kundër qeverisë Rama.

Në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, protestat kundër qeverisë çuan gjithashtu në trazira. Mijëra njerëz dolën në rrugë të enjten kundër kryeministrit socialist Edi Rama dhe kërkuan dorëheqjen e tij. Një godinë qeveritare dhe zyra e një kryebashkiaku të partisë së Ramës u qëlluan me mjete ndezëse. Nuk ka raportime për të lënduar.

Kundërshtarët e qeverisë akuzojnë Ramën për korrupsion dhe gjithashtu kërkojnë lirimin e ish-kryeministrit Sali Berisha. Lideri i opozitës ndodhet në arrest shtëpie nën dyshimin për korrupsion. Opozita kishte bërë thirrje më parë që njerëzit të dilnin në rrugë kundër korrupsionit, qeverisjes së dobët dhe ekonomisë së sëmurë.

Lideri i opozitës flet përmes videomesazhit

“Shqipëria është i vetmi vend në Europë ku lideri i opozitës është i arrestuar politik pa asnjë fakt apo provë”, tha kreu i opozitës, Berisha, përmes video-lidhjes. “Edi Rama do një Shqipëri pa shqiptarë, pa opozitë dhe pa drejtësi”.

Prokurorët ende nuk kanë vendosur nëse do të ngrenë akuza ndaj Berishës. Berisha mohon të gjitha akuzat dhe akuzon Ramën se po hakmerret për të heshtur kundërshtarët. Rama i mohon akuzat.

Protestat vazhdojnë prej muajsh

Në shtetin e Ballkanit Perëndimor prej muajsh ka protesta dhe përplasje të dhunshme. Mosmarrëveshja po luhet edhe në parlament, ku anëtarët e opozitës kanë ndezur në të kaluarën fishekzjarrë.

Berisha u kishte bërë thirrje mbështetësve të tij që të përfshiheshin në mosbindje civile për të detyruar qeverinë të zhvillojë zgjedhje të reja. Edi Rama është në pushtet që nga viti 2013 dhe që nga ajo kohë ka fituar të gjitha zgjedhjet parlamentare dhe vendore.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve tanë se shqiptari i ndershëm nuk ka humbur kurrë besimin tek vota

Lideri i opozitës, Sali Berisha deklaroi se tashmë është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve …