Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e ka denoncuar kreun e SPAK, Altin Dumani se sillet si një armik i shqiptarëve, duke e paralajmëruar se nuk shpëton dot nga krimet që ka kryer.
Berisha tha se, Altin Dumani sillet si një armik i shqiptarëve, s’ka ndryshim Kushtetute që e shpëton nga krimet që ka kryer.
“Këto janë standardet e turpshme, të neveritshme të një njeriu që zbaton i marrë peng këmbë e kokë, urdhrat e padronit të tij Edi Rama.
Dhe kalon në çdo dalje publike, duke ditur se krimet e rënda që ka kryer, kërkon ‘më ndryshoni Kushtetutën që të më dyfishohet mandati’.
Ja, ia them unë këtu se nuk ka ndryshim Kushtetute që e shpëton nga krimet që ka kryer.
Altin Dumani sillet si një armik i shqiptarëve me Edi Ramën.
Domethënë në qoftë se ministri vjedh e shpërdoron 120 mijë euro të BE, arrestohet dhe burgoset.
Po kur vjedh qindra milionë të qytetarëve shqiptarë, kur në procedurë të sterilizimit, në kundërshtim me atë çka thotë, rrit çmimin e sterilizimit jo 10 apo 20, po fiks 83 herë, kjo nuk është krim sepse këtë ua bën shqiptarëve, të cilët Edi Rama i urren gjer në palcë.
Të cilët Edi Rama i urren gjer në palcë”, tha Berisha.