Nga Gent STRAZIMIRI
Zyrtari më i lartë, NË DETYRË, i arrestuar për korrupsion deri tani në këtë vendin që po e gërryen korrupsioni, është KRYETARI I OPOZITËS!
KRYETARI I OPOZITËS, është praktikisht, me ligj dhe trajtim faktitk: NUMRI 4 I SHTETIT!
KRYETARI I OPOZITËS renditet në hierarki me trajtim faktik, para ministrave, menjëherë pas Presidentit, Kryetarit të Kuvendit dhe Kryeministrit.
Është i arrestuar për korrupsion KRYETARI OPOZITËS që ka 11 vjet pa pushtet!
KRYETARI I OPOZITËS që ka 11 vjet që denoncon korrupsionin e qeverisë!!
Të gjithë të arrestuarit e tjerë janë “ish-a”!
Ish-zëvendëskryeministër, ish-ministra, ish-drejtora, të gjithë bashkëpunëtorë të afërt e bashkëvjedhës edhe më të afërt të Kryeministrit, të përdorur e të lëshuar si “të sakrifikueshëm”…
Asnjë i arrestuar apo proçeduar në detyrë!
JO!
Të gjithë të arrestuar apo të proçeduar vetëm në koordinim me Kryeministrin që i shkarkonte para arrestimit, duke i falenderuar për kontributin…
Ky është bilanci, rezultatit, përparimi dhe shpresa “anti-korrupsion” tek DUMANËRIA në këtë vendin “me korrupsion endemik, sistemik, të kapilarizuar në çdo zyrë të shtetit”, sipas raporteve të fundit të CIA, Departamentit të Shtetit, Transparecy International, etj.
Në “Korruptistan”, edhe korrupsionin e bën opozita… madje veçanërisht korrupsionin…
KAQ!
Gazeta RD