Dy gjyqtarët e Gjykatës së Lartë që rrëzuan kërkesën e liderit të opozitës, në përgjimet e SKY ECC

Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e liderit të opozitës, Sali Berisha dhe të dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi për heqjen e masës “arrest në shtëpi”.

Gjyqtarët Ilir Panda, Sandër Simoni e Sokol Binaj kanë hedhur poshtë dy rekurset e kryetarit demokrat dhe dhëndrit të tij për revokimin e masës së sigurisë “arrest në shtëpi” si dhe për zëvendësimin e kësaj mase.

Më herët, Berisha dhe Malltezi kishin kërkuar përjashtimin e kësaj trupe gjykuese, kërkesë e cila u rrëzua më datë 10 të këtij muaji.

Burime të Syrit thonë se dy nga gjyqtarët e Gjykatës së Lartë, Ilir Panda dhe Sandër Simoni dalin në përgjimet e SKY ECC.

Kjo gjë i bën ata më të shantazhueshëm nga kreu i SPAK, Altin Dumani për të marrë vendime të paligjshme si ky i sotmi.

Kujtojmë se Dumani e ka pranuar vetë se gjykatat vendosin ‘afërmendsh’ siç kërkon SPAK.

Ekspertët thonë se SPAK i shantazhon gjykatësit për të vendosur sipas oreksit të tyre.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Rama shkoi vetë në Bordin e Paqes, pasi Harami është skllavi i tij!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një konference për mediat komentoi vizitën e kryeministrit …