Turizmi/ Berisha: Pasuria përrallore turistike është sot një mallkim i vërtetë për shqiptarët!

Kreu i PD, Sali Berisha në fjalën e tij përpara protestuesve është shprehur se narkozyrtarët me në krye Edi Ramën janë vërsulur me tërbim kundër ‘dizinformimeve’, veprimtarive armiqësore të shërbimeve të huaja për sabotimin e turizmit.

Berisha thkesoi në fjalën e tij se, nuk di ndonjë vend tjetër, brigjet e të cilit të jenë krahasuar si Maldivet e Europës, Alpet e të cilit të jenë quajtur si Himalajat e Europës.

“Të dashur qëndrestare e qëndrestarë, misionarë të pamposhtur të kauzës së drejtë të shqiptarëve.

Ju përshëndes me mirënjohje të pakufishme, nderimin më të madh ju oratorët, të cilët me fjalën e tyre ndriçojnë mendjet dhe zemrat e shqiptarëve.

Të dashur miq, cilido që njeh këtë vend, konstaton se pasuria më përrallore e këtij vendi pas njerëzve janë brigjet, malet, kodrat, liqejtë.

Janë shtigjet e tij turistike.

Në këtë rrafsh, unë nuk di asnjë vend tjetër që mund të krahasohet me Shqipërinë.

Nuk di ndonjë vend tjetër, brigjet e të cilit të jenë krahasuar si Maldivet e Europës, Alpet e të cilit të jenë quajtur si Himalajat e Europës.

E megjithatë miqtë e mi, me dhimbjen më të madhe, me trishtimin më të thellë më duhet t’u them se turizmi, pasuria përrallore turistike është sot një mallkim i vërtetë për shqiptarët.

Dhe ju lutem, të më dëgjoni se çfarë më shtyn mua, cili motiv më shtyn mua të bëj një deklaratë të tillë.

Ju garantoj dhe ju betohem, se përveç interesit tuaj si qytetar, asgjë tjetër.

Këto ditë, narkozyrtarët me në krye Edi Ramën janë vërsulur me tërbim kundër ‘dizinformimeve’, veprimtarive armiqësore të shërbimeve të huaja për sabotimin e turizmit.

Sot, publikisht u akuzuan vlonjatet se fajin e kanë ata për çmimet, etj, etj.

Të dashur qytetare dhe qytetarë, unë do u provoj sonte me të dhënat e kësaj qeverie se si vjedhjet e tmerrshme, se si shpërdorimet dhe abuzimet e Edi Ramës dhe narkoqeveritarëve, e shndërruan këtë pasuri përrallore të shqiptarëve në një mallkim për ju”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve tanë se shqiptari i ndershëm nuk ka humbur kurrë besimin tek vota

Lideri i opozitës, Sali Berisha deklaroi se tashmë është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve …