Gjergji: Zjarri i qëllimshëm në fushën mbetjeve në Elbasan, për të ulur malin e mbeturinave dhe për të fshehur krimin

Deklarata e deputetes së PD, Zheni Gjergji

Sot, kur temperaturat kapin 45 gradë, qytetit të Elbasanit i është shtuar edhe një valë tjetër të nxehti dhe rreziku.

Fusha e mbetjeve e inceneratorit të qytetit është në flakë duke rrezikuar seriozisht shëndetin e qytetarëve. Ndërkohë që kërkohen shkaqet e zjarrit ato janë aty para syve: mbeturinat që nuk i djeg incenerator, për të cilin taksapagueseve u janë grabitur miliona euro, i djeg zjarri i vënë me qëllim për të ulur malin e mbeturinave.

Ndërkohë që Elbasani digjet, Gledjan Llatja krihet, në takimin e kryebashkiakëve në Tiranë me kryeministrin. Qytetarët përvëlohen, hajdutët argëtohen!

Kjo është një zjarrëvënie e qëllimshme, keqdashëse dhe fshehëse e krimit. Ky është nja zjarr për të mbuluar korrupsionin, për të pakësuar mbetjet që po bëhen më të larta se kodrat e Krastës përmbi qytet.

Partia Demokratike, denoncuese e palodhur prej vitesh, me deklarata, padi dhe qëndrime të forta për skandalin e inceneratorëve, i kujton sot SPAK-ut edhe njëherë se këto janë pasojat e dënimeve selektive.

Ne i bëjmë thirrje drejtësisë, jo të re, por të rilindur, që të kryejë funksionin e vet dhe t’i shkojë hetimeve deri në fund. Vetëm duke dënuar autorët, pronarët faktikë, shuhen zjarret në landfillin e Elbasanit dhe merr fund rreziku për shëndetin e qytetarëve.

U bëjmë thirrje qytetarëve që të rrinë sa më larg landfillit, sepse lëndët që shkarkohen nga djegia janë kancoregjene.

Kush ka mundësi të strehohet te të afërmit derisa të kalojë rreziku, le ta bëjë.

Gjithashtu u bëjmë thirrje të ngrihen në protesta për të mbrojtur shëndetin e tyre dhe të fëmijëve.

Çdo vonesë është leje që bashkia e Llatjes dhe qeveria e Ramës të vazhdojnë me vjedhjen dhe të ndjehen të sigurt në hajdutërinë e tyre të pandëshkuar.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve tanë se shqiptari i ndershëm nuk ka humbur kurrë besimin tek vota

Lideri i opozitës, Sali Berisha deklaroi se tashmë është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve …