Plazhet bosh, mashtruesi: Kemi më shumë turistë se kurrë…

Një mashtrues që kërkon të mbulojë dështimin me turizmin dhe braktisjen masive të shqiptarëve e gjen alibinë tek armiku i brendshëm.

Edi Rama: Sot ka sulm të organizuar për të dëmtuar turizmin shqiptar. Të gjithë janë të skandalizuar nga video, lajme, komente të rreme dhe të manipuluara e bëra me qëllim, që duan të thonë që këtu nuk ka ardhur njeri. Faktet janë në terren e nuk kemi pse të merremi me ata që janë pjesë e këtij sulmi të organizuar që vjen nga disa anë. Shumë profile false përdoren për këtë sulm. Shqipëria ka rritur fluksin e turistëve me 86 përqind, duke shënuar rekord. Është shumë e ulët për të thënë se shqiptarët e Kosovës kanë braktisur Shqipërinë, pasi vetëm për pak kohë 1.7 milionë shqiptarë të Kosovës kanë hyrë në territorin e Shqipërisë.

About Krye Redaktor

Check Also

Bankë për pastrim parash/ Banka e Shqipërisë po licension mafien, reagimi i deputetit

Belind KELLICI Shqipëria sot është shndërruar në një terren eksperimental, ku krimi teston kufijtë e …