Reforma Zgjedhore, Bardhi: Të rikthehen koalicionet parazgjedhore të cilat u hoqën nga mazhoranca

Partia Demokratike do të depozitojë në Kuvend propozimet e saj për Reformën Zgjedhore, në një kohë që mazhoranca socialiste nxitoi duke bërë propzoime të njëanshme.

Kreu i grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi deklaroi se, Partia Demokratike kërkon rikthminin e koalicioneve parazgjedhore të cilat u hoqën nga mazhoranca duke shkelur marrëveshjene 5 qershorit. Bardhi u ndal edhe tek dosja XIbraka, ku theksoi se i ka bërë me dije Altin Dumanit se kush është funksionari publik, të cilit Edi Rama i ka kërkuar të ndërhyje të drejtuesi i SPAK për këtë çështje.

Pasi mazhoranca socialiste nxitoi duke bërë propozime të njëanshme për kodin elektoral, Partia Demokratike do të depozitojë në Kuvend propozimet e saj për Reformën Zgjedhore. Në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar, Gazment Bardhi deklaroi se, Partia Demokratike kërkon rikthminin e koalicioneve parazgjedhore të cilat u hoqën nga mazhoranca duke shkelur marrëveshjen e 5 qershorit.

Sa i takon denoncimit të bërë ditën e hënë, se kryeministri Rama ka ndërhyrë me anë të një funksionari publik te kreu i SPAK për mbylljen e dosjes Xibraka, Bardhi deklaroi se, ia ka bërë me dije emrin Atlin Dumanit në pyetjen me shkrim.

Gazment Bardhi dënoi edhe vendimin e marrë nga mazhoranca socialiste, e cila rrëzioi kërkesën e PD për mocion me debat në Kuvend, në lidhje me gjetjet e OLAF për abuzim me fondet që BE kishte caktuar për fermerët shqiptarë.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve tanë se shqiptari i ndershëm nuk ka humbur kurrë besimin tek vota

Lideri i opozitës, Sali Berisha deklaroi se tashmë është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve …