Sokolët e PS në Gjykatën e Lartë, “vrasës” njësoj si etërit e tyre të P(P)S(H)…

Nga Adriana KALAJA

Sot, në 47 vjetorin e vrasjes së poetëve Vilson Blloshmi dhe Genc Leka nga komunistët e kuq, më erdhi në kujtesë se kush ishin autorët e këtij krimi makabër, por edhe fakti se bijtë e vrasësve të poetëve, vijojnë të na vrasin çdo ditë.

Me çekiçin në dorë, togën e zezë dhe pushtetin që i ka dhënë i biri i vrasësit tjetër, poetit Avzi Nela, Kristaq Ramës dhe vëllai i Olsit të Xibrakës, po na vrasin çdo ditë, pak e nga pak.

Kjo edhe për fajin tonë, faj të cilin zor se do n”a e fali historia.

Sipas dokumentit të mëposhtëm, pjesë e grupit të xhelatëve që pushkatuan poetët Bilson Blloshmi dhe Genc Leka, të cilët “fajin” e tyre të vetëm kishin se u dashuruan me lirinë, demokracinë dhe fjalën e lirë.

Por, xhelatët nuk i pranonin këto.

Ashtu si sot bijtë e tyre.

Madje, këta të fundit, më keq se etërit e tyre që demokracinë dhe pluralizmin e shpallën herezi, po bëjnë të pamundurën që ajo të ekzistojë vetëm e shkruar në Kushtetutë e gjetke ku i lipset ta përdorin vetëm për propagandë.

Mbase, nëse vijojmë kështu, mund t’a heqin dhe nga Kushtetuta se, diktatura nuk vjen në një ditë.

Ashtu si n’a vrasin, ajo zë vend ditë pas dite rreth nesh derisa na zë edhe frymën.

Dje metaforikisht, para 47 vitesh, xhelatët e kuq vranë poetët Vilson Blloshmi dhe Genc Leka, se kishin dalë kundër vijës së partisë së Dushanit e Miladinit, e sot e Vuçiçit.

Ndër to, Spiro Koleka dhe Maliq Sadushi.

Për të parin nuk ka nevojë për shumë fjalë se e njihni të gjithë, ndërsa i dyti, i ati i Sokol Sadushit, anëtar dhe Kryetar i Gjykatës së Lartë dhe ish ekspert i grupit të punës të Reformës në Drejtësi.

Përveç se, është aty në kundërshtim me vetë parashikimet e Reformës në Drejtësi që përgatiti vetë (u la me marëveshje që asnjë ekspert mos të emërohej në gjyqësir apo organet e reja të drejtësisë);

Përveç se është aty pa i’u bërë vetingu (edhe bashkëshortes që është në Apel megjithëse në KPK kaloi me shumicë votash, me ndërhyrjen e mikut të ngushtë të Sokolit, Fatmir Xhafës, nuk i’u bë ankim në KPA),

Ashtu si i ati dikur, para disa javësh kërkoi të bëhej një rregullim ligjor që të gjobiteshin avokatët për rekurse abuzive!!!!!!!???????

Në fakt, ky i biri i të atit, bashkë me tutorët e tij politikë, mund të duan edhe të heqin fare rolin e avokatit, njëjtë si etërit e tyre.

Jo më kot, duke qënë se i “dhëmbin sytë” nga njerëzit e profesioneve të lira e që kanë një bagazh të mjaftueshëm arritjesh nga puna dhe investimi i tyre, jo nga baballarët e tyre të kuq dhe nuk janë artistë e sportistë të dështuar si Ay KM, tentuan të tatonin këtë shtresë deri në 23 % ose më shumë se një oligark.

Ndaj dhe kur festonte me veteranët me shall të kuq, në vënd që të kërkobte falje se e ka të ndaluar me ligj apo të jepte dorëheqjen, mburrej me krenarinë e një komunisti të paepur.

Po dje, efektivisht, Sokolët e PS në Gjykatën e Lartë, vijuan “të vrasin” me urdhër politik por me vendim gjykate, Liderin e Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berishën, e bashkë me të edhe Opozitën, Pluralizmin dhe Demokracinë.

Çfarë duhet thënë më tepër se ç’thotë populli ynë me këtë rast:

Bëmë baba të të ngjaj.

Ashti si dje, Maliq Sadushi merrte vendim për vrasjen e dy poetëve Vilson Blloshmi dhe Gen Leka, sot i biri Sokol Dadushi merr vendim pë të n”a “vrarë” të gjithëve çdo ditë.

Koha po vërteton se i’a kanë kaluar edhe etërve të tyre

Koha po vërteton se historia po përsëritet dhe kur ndodh kjo, ajo përsëritet më keq se e para.

Nuk di sesi duhet reaguar ndaj kësaj gjëmë, por ajo që di me siguri është fakti se nuk do i’a falim vetes që e lamë Kombin në duar të xhelatëve komunistë, me fytyrat e bijve të tyre socialistë të rilindur.

Në fakt banditë të veshur me pushtet e me toga të zeza.

Jo. Jo.

Nuk do na e falë,

As koha e as Zoti nëse nuk reagojmë.

Madje, duhet reaguar më ashpër se kurrë, për fëmijët tanë, familjet tona, Kombin tonë, gjakun dhe sakrificën deri në flijim të martirëve të demokracisë e lirisë.

Ja të vdesim, ja të rrojmë për liri.

About Redaksia

Check Also

Sadizmi i një hiçkryeministri!

Nga Petrit VASILI Duhen avione zjarrfikes dhe jo broçkullat e plazhit te Rames, sepse humbesit …