T’i thotë dikush këtij, që asnjëherë nuk di çfarë ndodh, se çmimet i ka rritur vetë!

Ish-kandidati opozitës për Kryetar të Bashkisë Vlorë, Hysni Sharra, ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama në lidhje me rritjen e çmimeve në Jug.

Sharra nuk e ka kursyer Ramën duke i thënë se rritja e çmimeve ka ndodhur për shkak të politikave dhe kryebashkiakëve të tij.

Sharra ka renditur disa nga faktet që sipas tij kanë ndikuar në rrijten e çmimeve.

Reagimi

“T’i thotë dikush këtij që asnjëherë nuk di çfarë ndodh, që rritja e çmimeve ka ndodhur për shkak të politikave që ky vetë dhe yes-men-ët e tij kryetarë bashkish kanë ndjekur:

  1. Rritja në masën 30% e tarifës së ndriçim-pastrim-gjelbërimit
  2. Rritja nga 30% deri në dyfishim e tarifës së zënies së hapësirës publike, përfshirë edhe atë të stacionit të plazhit
  3. Minimalisht dyfishimi i taksës së fjetjes në hotel
  4. Rritja nga 1.5 deri në dyfish e taksës së ndikimit në infrastrukturë
  5. Zënia plotësisht dhe shfrytëzimi nga privatët e gjithë plazheve
  6. Mungesa e ujit të (pa)pijshëm dhe investimet që u duhen operatorëve për ta siguruar atë
  7. Detyrimi me dhunë për impiantet e pastrimit të ujërave që u kushtojnë bizneseve nga 15 mijë deri nê qindra-mijëra euro
  8. Boshatisja e vendit dhe mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar që ka sjellë rënie të cilësisë dhe rritje të kostove
  9. Vendosja në tatim e një kategorie të caktuar të shërbimeve
  10. Rrëmuja në trafik, plazhet dhe qytetet e papastra, vija bregdetare dhe infrastruktura e shkatërruar në qytetin e Vlorës, dhe në aksin Vlorë-Orikum.

E të tjera e të tjera o Kokov!”, shkruan Hysni Sharra.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve tanë se shqiptari i ndershëm nuk ka humbur kurrë besimin tek vota

Lideri i opozitës, Sali Berisha deklaroi se tashmë është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve …