Zgjedhjet në Himarë, kandidati i opozitës Petro Gjikuria nis fushatën elektorale

Kandidati për kryetar bashkie nga radhët e opozitës së bashkuar, Petro Gjikuria, ka çelur fushatën elektorale, duke zhvilluar një takim prezantues me banorët e Himarës fshat. I mirëpritur nga qindra banorë të fshatit, shtrëngime duarsh dhe përqafime për të treguar mbështetjen në zonë.

Në fjalë e tij Gjikuria falenderon banorët për mbështetjen teksa thekson se rikthehet në Himarë pas kaq shumë vitesh për të sjellë vizionin e tij, për të ndryshuar fshatrat dhe qytetin të cilat ndër vite kanë mbetur të pazhvilluara. Ai tregon se prej vitesh është angazhuar në shoqata të ndryshme Himarjote në Amerikë duke mos e harruar atdheun, duke sjell donacione të ndryshme për investime në Shqipëri në shkolla apo azile për pleq.

Vangjel Dule, kreu i PBDNj thotë se Himara do të ketë dy kryetar bashkie tashmë, Petro Gjikurinë për Himarën dhe Fredi Belerin në parlamentin europian. Sipas Dules, Edi Rama ka qënë deri më tani kryetar bashkie në Himarë duke ndryshuar sipas tij maskat e fytyrës duke vendosur njëherë maskën e Goros, më pas të Blerina Balës, Arqile Bollanos dhe tashmë të Vangjel Tavos. Qëllimi sipas Dules është të ndalet shpopullimi i Himarës largimi i qytetarëve nga pronat e veta.

Tedi Blushi, Sekretar i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë thotë se Rama vendos në Himarë kandidat për interesat e veta, të cilët kanë për qëllim zaptimin e pronave të Himarës. Blushi ja bën të qartë Ramës në fjalimin e tij duke i kërkuar të mbaj larg nga kutitë e votimit ndryshe do ta pësojë keq. Në 15 muaj kryetarët e bashkisë në Himarë sipas Blushit kanë qënë të korruptuar. Blushi e quan Belerin si të burgosurin politik të Ramës.

Ivi Kaso, Sekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike konfirmon se ka ardhur në Himarë për të shprehur mbështetjen e PD dhe opozitës së bashkuar për Gjikurinë. Ai falenderon himarjotët për qëndresë e treguar kundër sistemit që edhe me kandidatin e burgosur politikisht guxuan, votuan, e shpallën atë fitues.

Në takimin hapës së fushatës në Himarë përshëndetën në fjalën e tyre Petro Beleri, i biri i Fredi Belerit i cili përcolli për himarjotër mesazhin e babait të tij, Afrovita Dhimojani kryetare e PD Himarë si dhe Vasilis Kajo, kryetar i Omonias në Shqipëri.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve tanë se shqiptari i ndershëm nuk ka humbur kurrë besimin tek vota

Lideri i opozitës, Sali Berisha deklaroi se tashmë është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve …