Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti në fjalën tij përpara protestuesve është shprehur se nuk do të ketë amnisti për ata që kanë abuzuar me fondet e qytetarëve të Tiranës dhe Shqipërisë.
Teliti theksoi se populli ka folur qartë me 11 korrik ku u dynd në shesh për të rikthyer demokracinë dhe lirinë për Shqipërinë.
“Si sot një javë më parë Tirana dhe Shqipëria foli qartë dhe forte që ne jemi në këmbë dhe do të qëndrojmë fortë për lirinë dhe demokracinë. Populli i Shqipërisë dhe i Tiranës amnisti për klientelizmin dhe korrupsionin nuk bën, nuk ka manitit për 131 milionë euro të zhdukur me vjedhjen e einceneratorëve.
Nuk do të ketë amnisti për drejtorët e 5 D të cilët morën 30 milionë euro nga taksat e qytetarëve. Nuk do të ketë kurrë amnisti për të gjithë ata që taksat e qytetarëve u keqpërdorën dhe nuk u kthyen në mirësi për qytetarët. Nuk do të ketë amnisti për ata që rritin biletën e autobusit me 33% madhe dhe shërbimi i tyre është ë skandaloz se kurrë.
Nuk ka amnisti për ata policisë që pengojnë anëtarët e këshillit bashkiak të bëjnë detyrën e tyre. nuk ka amnisti për ata që kanë lënë fëmijët pa kopshte dhe shkolla dhe vjedhin të ardhmen e tyre.
Ashtu si populli i 11 korrikut foli në shesh dhe ashtu si ne po flasim sot këtu duhet ta dinë se amnisti për këta hajdutë që kanë abuzuar me të gjithë Shqipëri nuk do të ketë”, tha Teliti.