Procesi politik/ Shtyhet sërish seanca për liderin e opozitës Sali Berisha

Shtyhet sërish seanca për liderin e opozitës Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezin për më 30 korrik, ku Gjykata e Posaçme do të shprehet mbi disa kërkesa të Prokurorisë si dhe të avokatëve.

Avokatët kërkuan papërdorshmëri dhe pavlefshmëri të provave. Ata gjithashtu përsëritën kërkesën për revokim të masave të sigurisë për shkak se sipas tyre, nuk ekzistojnë kushtet dhe kriteret për një masë të tillë si arresti në shtëpi.

Ndërkohë që SPAK insistoi në vijimin e masave të sigurisë që janë në fuqi.

Në lidhje me fashikujt hetimor, Prokuroria tha se do i vërë në dispozicion të palëve, në mënyrë elektronike.

Në seancën e sotme nuk u paraqit avokati i Berishës Genc Gjokutaj, për shkaqe shëndetësore, teksa mbrojtja u bë me prokurë të posaçme nga avokatja Klodiana Gjyzari.

Disa ditë më parë, gjykata vendosi të pranojë kërkesën e SPAK, për zgjatje të hetimeve me afat 3 mujor.

About Redaksia

Check Also

Skandali/E dërguan në spitalin e gabuar, ministrja çoi drejt vdekjes 14-vjeçarin, Martin Cani, reagimi i gazetarit

Nga Osman Stafa Sipas dëshmisë së zonjës e cila ka transportuar 14-vjeçarin Martin Cani drejt …