Përmes një reagimi në “Truth Social”, Trump shprehet se Biden nuk ishte i përshtatshëm për të kandiduar për president dhe sigurisht nuk është i përshtatshëm për të shërbyer, ndërsa shtoi se Harris është më e lehtë për tu mundur.
Sipas tij, Biden postin e Presidentit e arriti vetëm me gënjeshtra e lajme të rreme.
Reagimi i Trump
Joe Biden nuk ishte i përshtatshëm për të kandiduar për President, dhe sigurisht nuk është i përshtatshëm për të shërbyer. Dhe kurrë nuk ishte! Pozitën e Presidentit e arriti vetëm me gënjeshtra, Fake News dhe duke mos u larguar nga bodrumi i tij. Të gjithë ata rreth tij, duke përfshirë doktorin e tij dhe mediat, e dinin se ai nuk ishte i aftë të bëhej President dhe nuk ishte, dhe tani, shikoni se çfarë i ka bërë vendit tonë, me miliona njerëz që vijnë përtej kufirit tonë, plotësisht të pakontrolluar dhe të pa verifikuar, shumë nga burgjet, institucionet mendore dhe një numër rekord terroristësh. Ne do të vuajmë shumë për shkak të presidencës së tij, por do ta korrigjojmë shumë shpejt dëmin që ai ka bërë. Make America Great Again!