Edhe ministri Arbjan Mazniku thirret në SPAK

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku është paraqitur ditën e sotme në SPAK. Sipas iburimeve, ministri Arbjan Mazniku i është përgjigjur fletëthirrjes së prokurorit Klodian Braho për të dhënë deklarime për dosjen 5D. ai është thirrur në cilësinë e personit që ka dijeni.

Mazniku prej pak kohësh mban rolin e Ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor, ndërsa më herët ka qenë nënkryetar i Bashkisë së Tiranës.

Restoranti “The Home” i bashkëshortes së tij dhe bashkëshortes së Endri Fugës dyshohet të jetë pjesë e hetimeve.

Përfitimet abuzive dyshohen në qindra-mijëra euro.

Të dhënat tregojnë se një kompani e lidhur me restorantin “The Home” ka fituar tendera me vlerë rreth 800 mijë euro me kompaninë publike Tirana DC dhe Bashkinë e Tiranës gjatë viteve 2021-2022.

About Redaksia

Check Also

Policia tallet: S’do përsëritet/ Avokati i Popullit deklaron se arrestimi i Metës ishte i paligjshëm

Avokatja e Popullit deklaroi ne Parlament se kanë konstatuar shkelje nga policia e shtetit, në …