Skandali tek Onkologjiku/ Mjeku Edmond Gashi paraqitet në SPAK i shoqëruar nga një polic

Mjeku Edmond Gashi sapo ka hyrë në ambientet e Gjykatës së Posaçme pasi do të njihen me masën e sigurisë pas skandalit tek “Onkologjiku”.

I shoqëruar nga një avokat, Gashi nuk dha asnjë koment për gazetarët teksa hyn në heshtje në GJKKO. Nga përgjimet mjeku Edmond Gashi bënte plane për t’u kënaqur veten e tij me pushime luksoze në Maldive dhe Tajlandë pikërisht pasi të “zhvaste” pacientët e tij të sëmurë me kancer.

Momenti kur Edmond Gashi mbërrin në GJKKO:

Mjekët e repartit Onkologjik në QSUT, Edmond Gashi, onkologia Alketa Pere, nëndrejtoresha Brikena Qirjazi dhe 4 zyrtarët shtetërorë e privatë do të dalin sot për masë sigurie në GJKKO.

Kujtojmë që SPAK ka nisur edhe hetimin pasuror ndaj tyre. Prokuroria e Posaçme ka kërkuar nga hipotekat dhe bankat e nivelit të dytë informacion për asete apo pasuri për të gjithë mjekët dhe zyrtarët e Onkologjikut.

Nga hetimi i kryer nga prokuroria, ka rezultuar se pacientëve të diagnostikuar me tumor nuk u jepej trajtimi i duhur mjekësor dhe më pas drejtoheshin në klinika private. Po ashtu, janë konstatuar raste të blerjes së ilaçeve me vlera të konsiderueshme për kimioterapi, nga farmaci të cilat këto medikamente i tregtonin pa pullën fiskale dhe me kod të prishur, duke krijuar dyshimin në lidhje me autenticitetin e këtyre barnave.

Prokuroria thotë se në Spitalin Onkologjik në QSUNT u instalua një Aparaturë Kobalto-Terapie për trajtimin e të sëmurëve të diagnostikuar me sëmundje tumorale dhe sidomos të sëmundjeve të kancerit të lëkurës.

  • “Skema” kriminale, si vepronin mjekët në Spitalin e Onkologjikut në QSUT

Një hetim i bërë nga Prokuroria e Tiranës zbuloi skemën ku përfshihen mjekë të shërbimit Onkologjik dhe stafi i këtij shërbimi të cilët transferonin pacientë nga shërbimi onkologjik drejt klinikave private.

Madje edhe e vetmja aparaturë ajo e kobaltit e cila shërben për radioterapitë për pacientët me tumore mbahej e prishur me qëllim në mënyrë që ky shërbim të mos merrej këtu por në klinika private.

Madje klinika private “Megis”, e mjekut Edmond Gashi që shërbente në Onkologjik është pezulluar deri në një moment të dytë. Sipas informacioneve, ishte një familjar i një prokurori i cili ka denoncuar dhe ka nisur ky hetim.

Telefonat e mjekëve dhe kordinatorëve të këtij shërbimi janë mbajtur në vëzhgim për një kohë të gjatë nga ku kanë rezultuar biseda dhe pazare të mirëfillta si në shitjen e medikamenteve citostiatike të cilat janë të kushtueshme deri dhe për tarifat që merreshin për ndërhyrje kirurgjikale të cilat varionin nga 4 deri 5 mijë euro.

Këto pazare bëheshin duke llogaritur dhe destinacione të pushimeve luksoze, bazuar në bisedat e tyre me mesazhe.

Personat e përfshirë në dosje:

1. Edmond Gashi, mjek – “Arrest shtëpie” – Shpërdorim detyre

2. Alketa Ymeri (Pere) mjeke – “Detyrim paraqitje” – Shpërdorim detyre

3. Brikena Qirjazi zv.drejtoreshë e QSUT “Detyrim paraqitje” – Shpërdorim detyre

4. Emiljano Lela Koordinatori pranë onkologjikut “Detyrim paraqitje” – Shpërdorim detyre

5. Drilona Kishta ish-specialist pranë QSUNT banuese në Amerikë, “Detyrim Paraqitje” – Shpërdorim detyre

6. Halil Gashi administrator i klinikës Megis – “Detyrim paraqitje

7. Florian Marku administrator farmacie – “Arrest shtëpie” – Fshehje e të ardhurave

About Redaksia

Check Also

Plas në Theth/Banorët godasin me molotov fadromat e Ramës

Një incident i rëndë është regjistruar në Theth, në kuadër të aksionit për prishjen e …