Tensione në protestë në Thumanë-Kashar! Policia përplaset me protestuesit

Një përplasje mes policisë dhe banorëve është shënuar në këto momente në Fushë Krujë.

Policia ka tentuar të largojë qytetarët nga rruga, por ka gjetur reagimin e tyre.

Qytetarët nuk duan që të largohen nga rruga. Janë edhe forcat e ndërhyrjes së Shpejtë, që po përplasen me protestuesit.

Efektivët kanë lëshuar edhe gaz lotsjellës. I pranishëm në tubim është edhe drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj.

Qytetarët prej 30 minutash kanë bllokuar dy anët e rrugës Thumanë-Kashar. Banorët kërkojnë që të kenë akses në rrugën Thumanë-Kashar. Pas ndërhyrjes nga policia, është liruar një nga akset e autostradës Thumanë-Kashar.

About Redaksia

Check Also

A e morët vesh? Rritet në 21% TVSH-ja për ujin dhe energjinë elektrike!

Nga Dorian TELITI A e morët vesh? Rritet në 21% TVSH-ja për ujin dhe energjinë …