Rama nuk pranon të bëjë Reformë Zgjedhore, nuk pranon rekomandimet e OSBE për shitblerjen e votës

Nënkryetari i PD, deputeti Oerd Bylykbashi, gjatë një konference për mediat në lidhje me Reformën Zgjedhore ka bërë të ditur zhvillimet që përmbyllën punën në grupit e dialogut në lidhje me reformën.

Bylykbashi shpjegoi përplasjen e madhe që kanë pasur me Kryeministrin dhe Kryetarin e PS-së, Edi Ramën, i cili nuk pranonte të bënte ndryshime në këtë reformë dhe donte të ruante stukuonë e saj.

Fjala e Oerd Bylykbashit

Ajo që duhet të them që në fillim është se parlamenti i Shqipërisë, mazhoranca socialiste, dështoi që të bënte reformën zgjedhore që prisnin shqiptarët, politika dhe sigurisht që ishin kërkesa dhe rekomandime të faktorit ndërkombëtar.

Edi Rama e bëri të qartë në dhjetorin e vitit 2023 që do të shkonte në mënyrë të njëanshme dhe eventualisht do të kërkonte vota në mënyrë të njëanshme duke mbajtur dhe ruajtur statuskuonë e ligjit zgjedhor ashtu siç ishte.

Edhe gjatë periudhës më shumë se tremujore të Grupit të Dialogut, Edi Rama refuzoi çdo element, çdo kërkesë që do të mundësonte reformën zgjedhore.

U refuzua kërkesa e opozitës që të zbatohet marrëveshja konsensuale midis PS dhe PD edhe forcave të tjera sipas saj për ndryshimin e Kodit Zgjedhor, i cili do të garantonte në mënyrë specifike, mos heqjen e koalicioneve si kanë qenë më parë, një angazhim i drejtpërdrejtë në këtë marrëveshje ku palët shënojnë që nuk ka dakortësi për ndryshimin e sistemit dhe kjo çështje do të kodifikohej në Kodin Zgjedhor.

Ajo marrëveshje u përshëndet nga Sekretari i Shtetit të SHBA, nga KE dhe nga kancelari të tjera evropiane përveç ambasadorëve që ishin prezent në hartimin dhe nënshkrimin e saj.

Po ashtu, Rama refuzoi që të trajtonte të gjitha ato rekomandime që do të vendosnin rregulla më të forta dhe të qarta në lidhje me shitblerjen e votës në lidhje me cenimin e sekretit të votës, lirisë së votës, përdorimin dhe abuzimin e shtetit nga qeveria duke përdorur si faktor dominant në zgjedhje në mënyrë që të fitojë zgjedhjet dhe një seri rekomandimesh të tjera.

Të gjitha këto u bllokuan dhe u bënë të pamundura. Duhet theksuar që Rama për një periudhë dyvjeçare, duke dhunuar raportet e përfaqësimit politik real në parlament, mbajti peng Komisionin e Reformës Zgjedhore vetëm e vetëm që të mos ndodhte asgjë.

Në mënyrë maksimale të arrinte që të bënte pazar që do të bënte të mundur që Edi Rama të merrte primin e mazhorancës dhe kjo në këmbim të marrëveshjeve të tjera në lidhje me çështje si mund të kenë si ajo e Vetingut apo çështje të tjera që ishin ën rendine ditës në atë kohë.

Të gjitha këto u bënë të pamundura, por ajo që ishte e qartë ishte që Edi Rama nuk pranon për asnjë moment të bënte ndryshime që vota të ishte e lirë dhe e ndershme dhe e barabartë dhe që sistemi zgjedhor i vitit 2020, që miratoi PS në mënyrë të njëanshme duke ndryshuar Kushtetutën dhe Kodin Zgjedhor në vitin 2020, të ndryshohej në mënyrë që të garantonte nj votë më të barabartë, një rezultat më proporcional dhe më të ndershëm.

Propozimet ishin të ndryshme duke filluar nga propozime të partive të ndryshme që kërkonin një zonë të vetme ose një numër më të vogël zonash dhe deri te ndryshimi bazë që kërkonte “5 qershori” – ruajtja e koalicionit të përbashkët, që mundësonte dhe një përllogaritje votash më të ndershme në mënyrë që të evitohej rasti i vitit 2021 kur një parti me 110 mijë vota mori vetëm katër mandate dhe një parti me 30 mijë vota, mori tri mandate! Një padrejtësi dhe pabarazi skandaloze dhe antikushtetuese. Edi Rama synoi të ruante këtë.”

Opozita, PD, arriti suksesin që të bëhet e mundur vota e të gjithë shqiptarëve që jetojnë jashtë Shqipërisë! Të gjithë ata që në momentin e zgjedhjeve janë jashtë Shqipërisë, në një moment të caktuar, të kenë të drejtën për të votuar!

Propozimi i PD dhe i opozitës ishte më i gjerë se propozimi i PS-së, e cila e reduktonte votën vetëm tek emigrantët e ligjshëm.

Vetëm tek ata që kanë një vendbanim të regjistruar në vendin ku jetojnë me dokumentacion të ligjshëm duke përjashtuar dhjetëra apo mijëra shtetas shqiptarë të larguar në këtë dhjetëvjeçar eksodi të shkaktuar nga qeveria e Edi Ramës që nuk kanë ende një regjistrim të ligjshëm.

Kjo do të krijonte dy kategori: zgjedhës shqiptarë që janë të ligjshëm dhe shqiptarë të paligjshëm.

Çdo shtetas shqiptar ka të drejtën të votojë për organet e zgjedhura!

Zgjidhja jonë që në fund ra dakord mundëson që jo vetëm emigrantët, po kushdo tjetër për arsye që i ka zgjedhur vetë, pune, punësimi, studimi, shërbimi diplomatik apo ushtarak, kurimi apo arsye tjetër që gjendet atje për nj kohë të caktuar, të regjistrohet në mënyrë të sigurt jo nëpërmjet filtrit të Ministrisë së Brendshme, qeverisë, por nëpërmjet Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve me rregulla konsensuale të garantuara në mënyrë të thjeshtë, të shprehë votën në mënyrë të lirë.

Ne kemi kërkuar gjithashtu dhe kjo është reflektuar që mundësia e votimit nëpërmjet një shërbimi postar të shpejtë ndërkombëtar për të garantuar edhe paanshmërinë e këtij shërbimi.

Kemi garantuar gjithashtu që vota e tyre të jetë e barabartë. Në ç’kuptim?! Vota e tyre do të shkojë dhe do të llogaritet në qarkun ku ata kanë pasur vendbanimin origjinal. Nëse kanë ikur nga Tirana, do të votojnë në Tiranë. Nëse kanë ikur nga Dibra, do të votojnë në qarkun e Dibrës dhe vota e tyre nuk do të llogaritet në një qark të vetëm të vogël, pra, në një zonë të re të vogël, duke ia zvogëluar peshën e votës. Vota e një shqiptari jashtë do të vlejë njësoj me votën e një shqiptari brenda.

Ky është një sukses i madh i PD-së dhe i opozitës dhe ne kërkojmë që KQZ, me hyrjen në fuqi të ligjit, pa asnjë vonesë dhe pa asnjë justifikim, të bëjë gati të gjithë bazën nënligjore dhe logjistike që kjo të bëhet e mundur për zgjedhjet e vitit 2025.

Koha është e mjaftueshme. Qeveria duhet të vërë paratë në dispozicion që KQZ të bëjë detyrën e tij. të mos tërhiqen zvarrë siç kanë bërë që nga viti 2020 kur u fut për herë të parë e drejta e votës nga jashtë.

Gjithashtu, thirrja jonë si opozitës është: sa më shumë shqiptarë të regjistrohen dhe të shprehin votën! Një volum i madh vote që vjen nga jashtë prish çdo llogari patronazhimi që bën PS duke përdorur shtetit dhe duke kontrolluar dhe dhunuar shtetasit shqiptarë që votojnë brenda Shqipërisë.”

Në kushtet e dështimit të reformës zgjedhore, që të jemi të qartë, reforma zgjedhore nuk ka ndodhur, ne do të vazhdojmë të kërkojmë që të gjitha ato rekomandime dhe kërkesa të opozitës përfshirë koalicionin, të reflektohen në kohë për zgjedhjet e vitit 2025. Pra, reforma zgjedhore nuk ka ndodhur, kjo për shkak se Rama e bllokoi.

Në këto kushte, parlamenti ka në mënyrë të përhershme detyrimin kushtetues që të zbatojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

Ka tri vendime të Gjykatës Kushtetuese që trajtonin çështje të zgjedhjeve.

I pari: vendimi për votën e personave që votojnë nga jashtë Shqipërisë, rëndom e konsideruar si vota e emigrantëve apo e diasporës;

i dyti, çështja e herësit apo pragut zgjedhur me të cilin duhet të kapërcenin kandidatët që kishin marrë votë parapëlqyese, i konsideruar nga Kushtetuesja në nivelin që ishte si joproporcional dhe jo i drejtë ai pragu prej 10 mijë votash dhe i treti, vendosja e një pragu zgjedhur prej 1% në shkallë kombëtare për kandidatët e pavarur – një shkelje dhe vrasje e kandidatëve të pavarur për të garuar në mënyrë të ndershme duke u kërkuar që të mblidhej 1% e votës kombëtare brenda një qarku të vetëm ku ata garojnë. Nëse partitë kishin mundësi që të garonin në të gjithë Shqipërinë, një kandidat i i pavarur këtë nuk e kishte.

Me këtë PS zhduku çdo mundësi që kandidatët e pavarur të garojnë duke sfiduar të gjitha partitë që janë në garë dhe eventualisht të fitojnë mandate që vijnë nga vota e drejtpërdrejtë.

Këto ishin tri vendime dhe tri detyrime kushtetuese të parlamentit për t’i trajtuar dhe dhënë zgjidhje.

Opozita, PD në krye të saj, ka qëndrimin e palëkundur që vendimet e Kushtetueses respektohen. Dhe jo si qëndrimi i PS i tejzgjatur dhe i përsëritur që vendimet e Kushtetutës injorohen dhe zvarriten. Tani vonë Kushtetuesja mori një vendim në lidhje me çështjen e ministres Xhaçka për konfliktin e interesit, urdhëroi sërish Kuvendin e Shqipërisë dhe përsëri qëndrimi i PS është ne nuk e zbatojmë atë vendim.

Përkundër këtij qëndrimi, qëndrimi ynë është: vendimet e Gjykatës Kushtetuese zbatohen.

Për këtë arsye, në mungesë të reformës zgjedhore, kemi trajtuar në mënyrë të fokusuar këto tri çështje, këto tri vendime.

E para që duhet ta them është që opozita, PD, arriti suksesin që të bëhet e mundur vota e të gjithë shqiptarëve që jetojnë jashtë Shqipërisë! Të gjithë ata që në momentin e zgjedhjeve janë jashtë Shqipërisë, në një moment të caktuar, të kenë të drejtën për të votuar!

About Redaksia

Check Also

Berisha: Është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve tanë se shqiptari i ndershëm nuk ka humbur kurrë besimin tek vota

Lideri i opozitës, Sali Berisha deklaroi se tashmë është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve …