I meruari Mero i bie karadyzenit!

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit

Merua i çkëthur i Bazeve, që ka meruar dynjanë me bëmat e tija “gazratareske”, njëjtë si “bythë e Zdëres”, sikundër thotë populli, nashi na merr në dorë karadyzenin dhe ia fillon një avazi me dëshmorë.

I pari i dëshmorëve, sipas Mero mavrisë, na qenkëshim ne të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit. Nuk është hera e parë që ky karadyzenist na i merr nëpër gojë gjithë humbjet tona.

Nashi së fundi na përmendi se qysh nuk e mbrojtëm dot teatrin, qysh u bëmë bodigardë të Saliut, qysh po luftojmë SPAK-un, qysh na mundi dhe velina Erjonka.

Po ç‘ke o Mero mavria, që kruhesh me ne, që as të njohim e as duam t’ia dimë për kockëhedhësit e tu, pa le më pastaj për ty.

Po me sa duket u kemi mbetur në fikth, kaçkë të grykës a gabzherr, si i thoni andej nga anët tuaja, pronarëve të tu, se ti nuk rri dot pa pronar dhe të yshtin të lehësh.

Je bërë si kobure e shkalisur, që s’i punon gjilpëra a derëzi e punëzi. Dje ishe i thekur pas Saliut e sot je bërë peksimadhe e Ramës.

Kur rradakja të bëhet peksimadhe s’ka kobure që e shpon, ama po e fute në ujë, s’qullet e kthehet në brumë dhe rradakja kufkë arsyeton me të vetmen linjë urbani që të funksionon, linjën tre, tru-zorrë e trashë, ndryshe nuk ka si shpjegohet ky nivel rrëmbythjeje gazetarie.

Si sekser, nuk kemi ç’themi, je i zoti. Merru me të, se gjer nashi nuk të ka dalë keq.

Ça të duhet gazetaria a lumëmadh, se jo vetëm je nën mediokrit, po je edhe nga më çnjerëzorët.

Të kujtohet, o Mero ziu, që merove dynjanë, kur e more në gojë familjen e kockëhedhësit të sotmë? Po kur i nxore kartelën e spitalit psiqiatrik e the se ka qenë psikopat? Kushedi se ku t’i ka gjetur telat, që ia përthith aq shumë psikopatinë!

Dy janë shpjegimet:

O ai, që ti e ke quajtur psikopat, të paguan mirë, të jep leje për nonjë rezort, investitor strategjik, nonjë bursë të majme për familjarë e të afërm,

Ose të ka infektuar mikrobiotën me mikrobin e psikopatisë. Ndryshe nuk ka si shpjegohet ngjashmëria e arsyetimeve. Kockëhedhësi tënd bën batuta me filmat e realizmit socialist, se aq e ka nivelin e njohjes me kinemanë, se teatrin as e di nga bie, edhe ti bën ca krahasime prej të roituri dhe përmend një titull filmi të asaj kohe, veçse ngatërron tetën me treshin.

Si duket, treshi të është fiksuar, kur luaje tresh ose nënç. Eh, sa mirë e ke mësuar, je bërë nënç e nënç ose 99-nënç profesionist.

E ke bërë çil e mbyll treshin.

Fryn era me Salën, çil.

Fryn me Edin, mbyll.

Kur e bën hap e mbyll, del gjithmonë i fituar, sikundër ke dalë ti, por ama të është zmadhuar kaq shumë farfalla nga hapja dhe mbyllja, sa nuk ndjen më as dëshirë e as dhimbje.

Ne na vjen keq, kur të shohim që shkëlyhesh, çapëlehesh, duke u marrë me gjithë ata që janë kundër pagatorëve e pronarëve të tu.

Na quan bodigardë të Saliut! Dhe kush, ti, që ke qenë dikur shtytkë e tij dhe sot e Ramës.

Eh, si të katandis pushteti, o Mero paraja. Sa për Erjonkën, mos e çaj Bazen fare, se javash-javash po i vjen dita.

Veç kujdes a të keqen, se ai dhe nuk para e duron dot hapsanën e mos rrëfen nonjë zullum, që mund të keni bërë së bashku me shitblerje bishta lopatash.

Mero ziu, bliji nonjë kallëp sapun 15 leksh, na ata të Rogozhinës, se nuk dihet e je që je, merr e nonjë për vete.

Ruaje Bazen, o Mero, se ata, të cilëve u shërben sot, janë të pabesë e mos na e qaj hallin ne, se me Salinë nuk kemi prerë kërthizën.

Bjeri karadyzenit e merrja nonjë avazi për udhëheqësin e madh, ashtu si e keni zakon andej nga anët tuaja, se i vë re shumë ai këto gjëra.

 

 

About Redaksia

Check Also

Këlliçi: Rrëshkitja tek kodet më primitive të fuqisë është tipike për sektin e Rilindjes!

Nga Belind KELLIÇI Kur ndjejnë fundin aktivizojnë kodi arkaik të dominimit: virilitetin. Mbrëmë e bëri …